KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjermania thotë se ka kryer bastisje në shtëpitë e mbështetësve të Hamasit
Botë

Gjermania thotë se ka kryer bastisje në shtëpitë e mbështetësve të Hamasit

Kosova News
Kosova News 10:09 -23/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Më shumë se 300 policë morën pjesë në bastisjet që u zhvilluan në shtëpitë e mbështetësve të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, mëngjesin së enjtes në Gjermani.

Bastisjet janë zhvilluar në 15 prona, 11 prej të cilave ndodhen në kryeqytetin Berlin, njoftoi Ministria e Brendshme gjermane.

Masat u urdhëruan nga gjykatat për të zbatuar ndalimet dhe për të sqaruar më tej strukturat e këtyre grupeve të ndaluara, tha ministria.

“Ne po vazhdojmë aksionin tonë kundër islamistëve radikalë,” tha ministrja Nancy Faeser.

Sipas autoriteteve gjermane, bastisjet janë zhvilluar në shtëpitë e anëtarëve dhe mbështetësve të grupit radikal palestinez dhe organizatave që janë të ndaluara në vend. Më 2 nëntor, Gjermania ndaloi Samidoun dhe vendosi masa të mëtejshme për të zhdukur mbështetjen për grupin ekstremist palestinez Hamas.

“Duke ndaluar Hamasin dhe Samidoun në Gjermani, ne kemi dërguar një sinjal të qartë se nuk do të tolerojmë asnjë lavdërim apo mbështetje të terrorit barbar të Hamasit kundër Izraelit”, tha në atë kohë ministrja e Brendshme, Nancy Faeser.

“Samidoun, si një rrjet ndërkombëtar, përhap propagandë anti-izraelite dhe anti-hebraike nën maskën e të qenit një ‘organizatë solidariteti’ për të burgosurit në vende të ndryshme,” tha ajo.

Sipas ndalimit, pasuritë e grupeve mund të konfiskohen, si dhe është joligjore çdo prani në internet ose aktivitete në media sociale nga këto grupe, shkruan REL.

Kushdo që vazhdon të jetë aktiv për organizatat është duke kryer një vepër penale, tha ministria.

Lufta në mes të Izraelit dhe grupit radikal palestinez ka hyrë në javën e shtatë.

Grupi ekstremist Hamas ka rrëmbyer afër 240 persona gjatë sulmeve të 7 tetorit dhe ka vrarë afër 1.200 persona në jug të Izraelit, sipas autoriteteve të atjeshme.

Ndërkaq, si pasojë e luftës në Rripin e Gazë – të banuar me 2.3 milionë palestinezë – janë vrarë mbi 13.000 palestinezë, 40 për qind e të cilëve janë fëmijë, thonë autoritetet shëndetësore në territorin e qeverisur nga Hamasi.

Deri më tani mbi 5 mijë të vrarë, UNICEF: Gaza, vendi më i rrezikshëm në botë për të qenë fëmijë!

Gjithashtu lexoni:

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

Kosova News 23/11/2023 23/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Kandiq: Deklaratat e ministres serbe tregojnë se ideologjia e spastrimit etnik nuk ka vdekur
17:56 -16/07/2026
Ambasadori i Kosovës në Belgjikë adreson te BE-ja deklaratën e ministres serbe
17:49 -16/07/2026
Arsenali bëhet me sulmues të ri – transferimi i tij u mbyll për 40 milionë euro
17:43 -16/07/2026
MBPZhR: Nuk kemi premtuar publikimin e analizave më 13 korrik
16:02 -16/07/2026
Gërvalla dorëzon kallëzim penal ndaj ministres serbe: Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj popullit tonë
15:46 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?