KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjermania pret nga Kosova e Serbia gatishmëri për kompromise
Politikë

Gjermania pret nga Kosova e Serbia gatishmëri për kompromise

Kosova News
Kosova News 18:14 -21/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Gjermanisë pret që Kosova e Serbia të kenë më shumë gatishmëri për kompromise në dialogun mes dy shteteve, ka thënë të premten, ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, në një takim me përfaqësues të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Situata e pazgjidhur në mes të Kosovës dhe Serbisë është shkaktare e vazhdueshme e tensioneve – targat e veturave ose distribuimi i energjisë. S’mund ta lejojmë më gjatë këtë. Po i mban dy shtetet dhe të tërë rajonin prapa. E dimë të gjithë që një marrëveshje gjithëpërfshirëse që sjell normalizim të plotë, një ditë duhet të arrihet. Prandaj përse të shtyhet ‘kjo ditë’ edhe më tutje? Qeveria e Gjermanisë mbështet plotësisht përpjekjet e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, në këtë aspekt. Dhe ne presim më shumë gatishmëri për kompromis në të dyja anët”, ka thënë Baerbock.

Ajo i ka theksuar tri pika kyçe për rajonin dhe çështjen e dialogut të Kosovës e Serbisë e ka renditur si të dytën, pas thirrjes drejtuar Republika Srpskas në Bosnje që t’i japë fund politikave separatiste. Pikë të tretë e ka pasur thirrjen për Serbinë që të rreshtohet kah politikat e BE-së dhe vënien e sanksioneve ndaj Rusisë.

Baerbock po ashtu u ka bërë thirrje përfaqësuesve evropianë që të veprojnë për liberalizim të vizave.

“Ne, si BE, duhet të lëvizim për ato që i kemi premtuar qe një kohë të gjatë – liberalizimin e vizave për Kosovën. Javën e shkuar, Komisioni Evropian rikonformoi rekomandimin e 2018-s që të lëvizë përpara. Ju bëj thirrje të gjithë partnerëve në BE të lëvizin më në fund. Kemi dhënë premtim si BE – dhe duhet ta realizojmë”, ka thënë ajo.

Në këtë mbledhje iu dha drita e gjelbër marrëveshjeve për udhëtim vetëm me letërnjoftime, njohje të diplomave të universiteteve e se kualifikimet profesionale do të pranohen në tërë rajonin. Marrëveshjet, që pritet të nënshkruhen në nëntor, do t’ua sjellin mundësinë kosovarëve që të udhëtojnë drejt Bosnjës pa viza.

Në Samitin në Berlin, zyrtarët e BE-së kërkuan nga shtetet e Ballkanit perëndimor t’i përafrojnë politikat e vizave me standardet e BE-së, në luftim të trafikimit të emigrantëve, mbrojtje të kufijve e shpejtim të dëbimeve.

Edhe Austria, Çekia e shtete të tjera të Evropës qendrore kanë raportuar për rritje të numrit të imigrantëve dhe azilkërkuesve.

Vetëm në Gjermani, deri në fund të shtatorit sivjet rreth 135 mijë qytetarë kanë aplikuar për azil.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Kosova dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin bashkë

Partitë në kërkim të kandidatëve për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim

Prokurori: Alarmi për bombë në Kuvend ishte i rrejshëm

Selimi pas kërcënimit me bombë: Serbia synon ta mbajë Kosovën në krizë të vazhdueshme

Shtyrja pas alarmit për bombë, seanca konstituive do të mbahet sonte

Kosova News 21/10/2022 21/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm
15:23 -05/07/2025
Kurti: Kosova dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin bashkë
15:21 -05/07/2025
Partitë në kërkim të kandidatëve për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim
15:07 -05/07/2025
Prokurori: Alarmi për bombë në Kuvend ishte i rrejshëm
14:44 -05/07/2025
Selimi pas kërcënimit me bombë: Serbia synon ta mbajë Kosovën në krizë të vazhdueshme
14:14 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?