KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjermania nuk komenton kërkesën e Kurtit për forcimin e KFOR-it
Politikë

Gjermania nuk komenton kërkesën e Kurtit për forcimin e KFOR-it

Kosova News
Kosova News 11:04 -04/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria gjermane ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për largimin e barrikadave nga rrugët e veriut dhe shtendosjen e gjendjes dhe tani kërkon hapa të tjerë pwr stabilizim.

Qeveria gjermane është shprehur e lehtësuar pas shtendosjes së fundit të gjendjes në veri të Kosovës dhe largimit të barrikadave nga rrugët.

“Ky është një sinjal i mirë i të dy palëve, që rezultoi me heqjen e barrikadave nga minoriteti serb në veri të Kosovës”, deklaroi këto ditë në Berlin zv/zëdhënësja e qeverisë Christiane Hoffmann.

Kjo ka rezultuar me hapjen e sërishme të të gjitha vendkalimeve kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, që ishin bllokuar në dhjetor dhe në kohën e festave.

Dialogu duhet të vazhdojë

“Tani duhet të përqendrohemi tek mbështetja e dialogut dhe vazhdimi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë është duke bërë qeveria gjermane”, shtoi Hoffmann. Gjermania mbështet përpjekjet e përfaqësuesve të Bashkimit Evrpian për ndërmjetësim në dialog. Hoffman dhe një zëdhënës tjetër i ministrisë së Jashtme nuk deshëm të komentojnë kërkesat e kryeminitrit të Kosovës Albin Kurti për dërgimin e më shumë ushtarëve të NATO-s në Kosovë. Hoffmann tha se qeveria gjermane do të koncentrohet edhe më tej në vazhdimin e dialogut dhe zgjidhjen e problemeve me dialog.

Kryeministri Kurti ka deklaruar në një intervistë për gazetën gjermane  Dei Welt: “Forcimi i trupave të NATO-s në vendin tonë do të forconte edhe sigurinë dhe paqën, jo vetëm në Kosovë por në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Forcimi i turpave të NATO-s?

Autoritetet gjermane nuk deshën të komentojnë këtë kërkesë. Por përfaqësuesit e NATO-s kanë qenë të qartë në deklaratat se ata janë në gjendje të kujdesen për paqen dhe sigurinë. KFOR-i është në Kosovë prej vitit 1999 dhe kujdeset për sigurinë e vendit. Rreth 3800 trupat e NATO-s janë garancë e sigurisë në të gjithë Kosovën. Në këtë kontigjent janë edhe rreth 70 ushtarë gjermanë.

Ngjarjet në veri kanë përshkallëzuar pas vendimeve për ndryshimin e targave ilegale, qe ka rezultuar me daljen e serbëve nga veriu nga institucionet e Kosovës, shpalljet dhe pastaj shtyrjen e zgjedhjeve për kryetarë të bashkive në veri, sulmet ndaj përfaqësuesve të Kosovës por edhe atyre të bashkësisë ndërkombëtare, arresimin e disa personave dhe lirimin në burg shtëpiak, bllokimin e rrugëve dhe heqjen e barrikadave… Por ajo që më së shumti ka shqetësur si përfaqësusit politikë e diplomatikë, ashtu edhe ushtarakë, është retorika luftarake që është dëgjuar në Beograd, ngritja e gatishmërisë luftarake të ushtrisë dhe policisë serbe, por edhe kërcënimet nga autoritetet e Kosovës se do të veprojnë me dhunë në heqjen e barrikadave. Situata në veri tani është e qetë, por problemet kanë mbetur. Berlini tani kërkon vazhdimin e dialogut./DW

Kryeministri Kurti në ditën e parë të vitit, apelon për rritje të pranisë së NATO-s

Gjithashtu lexoni:

Hykmete Bajrami akuzon Kurtin dhe partinë e tij për përfshirje në “mafinë energjetike” dhe kapje të shtetit

I përkeqësohet gjendja derisa ishte duke punuar, vdes një person në Gjakovë

Valon Prebreza, kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Kosova News 04/01/2023 04/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

“Defender 2025” mbyllet me sukses, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë vlerëson Forcat e Armatosura
19:28 -08/06/2025
Hykmete Bajrami akuzon Kurtin dhe partinë e tij për përfshirje në “mafinë energjetike” dhe kapje të shtetit
19:10 -08/06/2025
I përkeqësohet gjendja derisa ishte duke punuar, vdes një person në Gjakovë
18:39 -08/06/2025
Kurti: Siguria nacionale e Republikës së Kosovës është përmirësuar shumë sepse është shtrirë çdokund e gjithandej territorit
18:33 -08/06/2025
Valon Prebreza, kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës
18:29 -08/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?