KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjermania liberalizon shtetësinë, Hoxha: Revolucion ligjor për emigrantët
Botë

Gjermania liberalizon shtetësinë, Hoxha: Revolucion ligjor për emigrantët

Kosova News
Kosova News 13:22 -27/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Që prej vitit 2024, Gjermania ka ndërmarrë një reformë të thellë në legjislacionin e shtetësisë, duke lehtësuar ndjeshëm kushtet për marrjen e pasaportës gjermane.

Sipas ndryshimeve të reja, të gjithë personat që kanë një qëndrim të rregullt ligjor në vend dhe një integrim të qëndrueshëm gjatë pesë viteve, kanë të drejtë të aplikojnë për shtetësi.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, studiuesja dhe publicistja Nidela Hoxha ka shpjeguar se këto ndryshime përbëjnë një “revolucion” në raport me ligjin e mëparshëm të shtetësisë, duke theksuar se lehtësimet janë veçanërisht të rëndësishme për shqiptarët e integruar në tregun gjerman të punës. Sipas saj, reforma e re sjell mundësi më të shpejta për aplikim, por kushtet bazë mbeten të pandryshuara, duke përfshirë njohjen e gjuhës gjermane dhe një kontratë të rregullt pune. Hoxha thekson se:
“Për shqiptarët që janë të mirë integruar ka lehtësime jashtëzakonisht të mëdha në dokumentacion dhe procedura, sidomos për ata që kanë arritur nivelin e kërkuar të gjuhës dhe integrimit social. Natyrisht nuk mund të diskutohen fare rregullat bazike që janë gjuha dhe kontrata e punës, por ka lehtësim në mënyrën se sa shpejt je integruar në shtetin gjerman”, deklaroi Hoxha.

Kjo e fundit shtoi se një nga ndryshimet më të rëndësishme të reformës është edhe mundësia e mbajtjes së shtetësisë së dyfishtë, gjë që më parë ishte shumë e kufizuar ose thuajse e pamundur.

“Para një dekade nuk konceptohej që dikush që merrte shtetësinë gjermane të mund të mbante një shtetësi tjetër, ndërsa sot kjo është e mundur”, tha ajo.
Ligji i ri ka hyrë në fuqi më 27 qershor 2024 dhe konsiderohet një hap i rëndësishëm jo vetëm për të huajt që jetojnë në Gjermani, por edhe për vetë qytetarët gjermanë që dëshirojnë të kenë më shumë fleksibilitet në shtetësi. Megjithatë, Hoxha thekson se reforma sjell edhe sfida në zbatim. Ajo shton se ngarkesa e madhe e aplikimeve ka krijuar edhe vonesa të konsiderueshme në proces, duke e bërë administratën gjermane më të ngarkuar se më parë.
“Kjo reformë vjen edhe me vështirësitë e veta, sidomos për shkak të mungesës së plotë të dixhitalizimit në administratën lokale dhe vonesave në dokumentacion. Ka pasur një bum të jashtëzakonshëm aplikimesh, gjë që ka sjellë edhe kaos dhe vonesa në dokumentacion, si dhe zyra të mbingarkuara”, u shpreh Hoxha.

Në të njëjtën kohë, sipas saj, janë forcuar edhe kontrollet për aplikantët, veçanërisht në verifikimin e të dhënave personale, historikut penal dhe dokumenteve nga vendlindja.

Publicistja thekson se e gjithë procedura e marrjes së shtetësisë mund të zgjasë nga një deri në dy vite, në varësi të rastit dhe dokumentacionit.

“Gjermania ka vendosur kontrolle shumë më të forta për dëshminë e penalitetit, sigurimet dhe historikun personal, duke e bërë procesin më rigoroz. Nëse gjithçka shkon pa probleme, procedura mund të zgjasë nga një deri në dy vite”, tha ajo.

Sipas saj, megjithë sfidat administrative, reforma mbetet një hap i rëndësishëm përpara, duke sjellë më shumë lehtësira për emigrantët dhe një proces më modern të integrimit në shtetin gjerman.

Gjithashtu lexoni:

Bashar al-Asad dënohet me vdekje

Tërmet i fuqishëm në Kolumbi, shkon në 77 numri i të vdekurve

Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi

Çmimet e naftës bien pasi Trump anulon sulmin ndaj Iranit

Sulmet ruse në Kiev lënë nëntë të vdekur

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?