KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjermania i jep edhe 37 milionë euro për ta përafruar Kosovën me Bashkimin Evropian
Ekonomi

Gjermania i jep edhe 37 milionë euro për ta përafruar Kosovën me Bashkimin Evropian

Kosova News
Kosova News 10:41 -07/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Me përfundimin e negociatave ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Gjermanisë për bashkëpunim zhvillimor, pala gjermane është zotuar që do ta vazhdojë mbështetjen financiare ndaj Kosovës në vlerë prej 37 milionë euro për periudhën 2022-2023. Me këtë zotim, mbështetja gjermane për bashkëpunim zhvillimor arrin shumën prej 64.42 milionë euro që nga dhjetori 2020, kur edhe janë mbajtur negociatat e fundit qeveritare, raporton KosovaNews.

Kështu thuhet në një njoftim të Ministrisë së Financave, e cila bëri të ditur se duke u pajtuar për intensifikim të mëtejshëm të bashkëpunimit zhvillimor, Kosova dhe Gjermania do t’i adresojnë së bashku sfidat kryesore të së ardhmes.

Sipas ministrisë prioritetet e bashkëpunimit zhvillimor përfshijnë: zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, trajnimin dhe punësimin, ndryshimet klimatike dhe energjinë, tranzicionin e drejtë dhe qeverisjen e mirë.

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde në këtë rast u shpreh se sot të dyja vendet po hapin një kapitull të ri të partneritetit të palëkundur për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës në përputhje me Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane dhe Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

“Me këtë ne mbështesim Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, tha ai.

Ministri i Financave, Hekuran Murati falënderoi të dy delegacionet dhe theksoi se Gjermania ka qenë dhe vazhdon të jetë një mbështetëse e vazhdueshme e zhvillimit tonë për më shumë se 20 vjet.

“Ne kemi ndarë vlera të përbashkëta që nga fillimi dhe mbështetemi në mbështetjen e Gjermanisë drejt realizimin të aspiratave tona për të zhvilluar më tej Kosovën dhe për të ndihmuar vendin drejt anëtarësimit në BE”.

Marrëveshja e bashkëpunimit gjermano-kosovarë synon nxitjen e aftësimit profesional dhe arsimor, si dhe krijimin e vendeve të reja të punës si bazë për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Theks i veçantë i është kushtuar edhe investimeve të mëtejme në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren (ITP), si projekti kryesor i bashkëpunimit zhvillimor gjermano-kosovarë.

Në lidhje me politikat energjetike, sektori publik dhe privat, si dhe shoqëria civile, do të marrin mbështetje në zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Energjisë 2022-2031 dhe Planit Kombëtar të Energjisë dhe Klimës (NECP). Gjithashtu, fonde të konsiderueshme do të ndahen përmes investimeve në infrastrukturën e ujërave të zeza, duke synuar mbrojtjen e burimeve ujore nëntokësore dhe lumenjve të rrezikuar. Kjo kontribuon ndjeshëm në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e Kosovës.

Mbështetja e mëtejshme për proceset e reformës së integrimit në BE do të jetë një tjetër prioritet i bashkëpunimit zhvillimor, me vëmendje të veçantë në fushat e financave publike, hetimit tatimor, drejtësisë dhe zbatimit të legjislacionit mjedisor.

Historiku i bashkëpunimit:

Gjermania është ndër donatorët më të mëdhenj dypalësh në Kosovë. Me angazhimet e reja të ndërmarra, Gjermania dhe Kosova vazhdojnë 23 vjet bashkëpunim të suksesshëm zhvillimor gjermano-kosovar. Që nga fillimi i bashkëpunimit zhvillimor gjermano-kosovar në vitin 1999, qeveria gjermane ka ndarë 753.1 milionë euro për rindërtimin dhe zhvillimin e vendit. Objektivi kryesor i bashkëpunimit zhvillimor të Gjermanisë me Kosovën është afrimi i saj me Bashkimin Evropian përmes projekteve me ndikim në fushat e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, tranzicionit dhe efikasitetit të energjisë, përmirësimit të infrastrukturës së menaxhimit të ujërave të zeza dhe mbeturinave dhe forcimit të qeverisjes së mirë. Për më tepër, zgjerimi i kapaciteteve të energjisë diellore në të ardhmen e afërt do të jetë një tjetër objektiv prioritar./KosovaNews

Gjithashtu lexoni:

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së

​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4

Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati

Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm

Numërohen 100% të votave në Prishtinë, ky është rezultati final

Kosova News 07/12/2022 07/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë
23:31 -07/06/2026
Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati
23:29 -07/06/2026
Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm
23:23 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?