KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjermania heton përgjimin e mundshëm të oficerëve pas publikimit të një bisede nga mediat ruse
Botë

Gjermania heton përgjimin e mundshëm të oficerëve pas publikimit të një bisede nga mediat ruse

Kosova News
Kosova News 23:55 -02/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjermania tha të shtunën se ka filluar hetimet për atë që dyshohet se është përgjim i një bisede telefonike, pasi Moska tha se regjistrimi i një oficeri gjerman tregonte se po bisedonte rreth armatimeve për Ukrainën dhe sulmeve të mundshme nga Kievi në një urë në Krime.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë tha të shtunën se Zyra Federale e Kundërzbulimit Ushtarak po hetonte mbi atë që duket se është një rast përgjimi dhe nëse ekzistonte mundësia që regjistrimi të jetë modifikuar.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, duke folur gjatë një vizitë në Romë, e quajti rrjedhjen e mundshme “shumë serioze” dhe tha se “tani çështja po shqyrtohej me shumë kujdes“.

Margarita Simonyan, një gazetare e televizionit shtetëror rus dhe drejtuese e kanalit “Russia Today” postoi audion në profilin e saj në rrjetin social Telegram dhe tha se në audio oficerët gjermanë dëgjohen “duke diskutuar se si të godasin urën e Krimesë”, e cila lidh Rusinë me gadishullin ukrainas që Moska e aneksoi në vitin 2014.

Reuters dëgjoi regjistrimin 38-minutësh, por nuk mundi të konfirmonte në mënyrë të pavarur vërtetësinë e tij.

Në bisedë, personat e përfshirë diskutojnë dërgimin e mundshëm të raketave Taurus në Kiev, një pretendim që kancelari Scholz deri më tani nuk e ka pranuar. Ata gjithashtu flasin për stërvitjen e ushtarëve ukrainas dhe objektivat e mundshme ushtarake.

Ambasada e Rusisë në Berlin nuk iu përgjigj një kërkese për koment të dërguar me email të shtunën nga agjencia e lajmeve Reuters në lidhje me akuzat për spiuanzh të mundshëm. Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme ruse tha në mediat sociale të premten: “Ne kërkojmë një shpjegim nga Gjermania“, pa dhënë më tepër hollësi.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov foli me gazetarët të shtunën për “planet dinake të ushtrië gjermane, të cilat u bënë të dukshme për shkak të publikimit të këtij regjistrimi. Ky është një veprim flagrant“, tha Lavrov. /VoA

Gjithashtu lexoni:

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

Kosova News 02/03/2024 02/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Bastisen dy shtëpi në Podujevë/ Konfiskohen armë e municion, dy të dyshuar në kërkim
11:03 -22/07/2026
Raportohet se një polic i Kosovës është gjetur i vdekur në Kukës
10:47 -22/07/2026
​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje
10:30 -22/07/2026
Aksion i madh i policisë në Prizren dhe Suharekë, kontrolle në autoparkime
10:07 -22/07/2026
Kurti merr pjesë në hapjen e bazës operative të Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës
10:02 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?