KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjermania e miratoi sot ligjin që lehtëson marrjen e punëtorëve nga vendet e tjera
Botë

Gjermania e miratoi sot ligjin që lehtëson marrjen e punëtorëve nga vendet e tjera

Kosova News
Kosova News 13:37 -23/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Bundestagu Gjerman ka miratuar sot Ligjin për fuqinë e kualifikuar punëtore, me të cilin lehtësohet marrja e punëtorëve nga vendet e tjera.

Bahri Cani nga  gazeta Deutsche Welle ka thënë se deri në futjen në fuqi duhet të kalojnë disa procedura, por se me Ligjin e ri parashikohen ndryshime dhe lehtësime të shumta, për ardhjen e punëtorëve të huaj të kualifikuar në Gjermani.

“Me këtë ligj parashikohet lehtësimi i njohjes së diplomave dhe kualifikimeve që do të thotë që të huajt nëse i plotësojnë kushtet e tjera mund të vijnë në Gjermani dhe pa njohjen paraprake të diplomave dhe njohjen mund ta bëjnë pasi të vijnë këtu”, tha ai.

Nga ky ligj i ri mund të përfitojnë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Kosova.

Lehtësirat ligjore që kaluan sot janë mirëpritur nga sipërmarrja e lirë gjermane, që tashmë pret më shumë njerëz për t’i punësuar pasi evitohen kostot dhe burokracitë.

Me ndryshimin e ligjit për imigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar, koalicioni tripartiak në pushtet në Gjermani kërkon të lehtësojë ndjeshëm imigrimin e punëtorëve të kualifikuar.

Në të ardhmen, të huajt nga vendet jo anëtare të BE-së mund të shkojnë në Gjermani për të kërkuar punë me një “kartë shansi” bazuar në një sistem pikësh. Madje shanse kanë edhe ata që nuk janë të kualifikuar, por që gjejnë një kontratë pune.

Ndërkohë ata që përfitojnë më shumë nga ky projektligji do jenë profesionistët me diplomë dhe përvojë pune të cilët mund të punojnë në Gjermani pa pasur nevojë që t’u njihet diploma nga ky shtet.

Vitet e fundit, drejt Gjermanisë kanë emigruar dhe një numër i madh shqiptarësh të cilët janë bërë pjesë e sistemit mjekësor të këtij vendi, por dhe që punojnë me kontrata pune në sektor të ndryshëm.

Gjithashtu lexoni:

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kosova News 23/06/2023 23/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?