KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjermania, 93.39 milionë euro Shqipërisë
Rajon

Gjermania, 93.39 milionë euro Shqipërisë

Kosova News
Kosova News 20:37 -10/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Berlin është nënshkruar sot Protokolli i Bashkëpunimit me Gjermaninë për vitet 2024-2026, me në fokus zhvillimin e sektorëve prioritarë të qeverisë shqiptare.

Në bazë të këtij protokolli parashikohet një mbështetje financiare për qeverinë shqiptare në vlerën prej 93.39 milionë euro (nga këto 33.39 milionë € grante, 60 milionë € kredi me interes të ulët), ose rreth 22% më shumë krahasuar me mbështetjen financiare të ofruar gjatë periudhës 2022-2024.

Mbështetja financiare do të jetë për energjinë dhe infrastrukturën, turizmin, arsimin profesional, bujqësinë, si dhe mbështetjen teknike në procesin e përafrimit të legjislacionit në kuadër të procesit të Integrimit Europian.

Ambasada gjermane në Tiranë përmes një njoftimi në rrjetet sociale, e ka cilësuar planin e përbashkët në fushën e bashkëpunimit ekonomik, si “një tjetër gur kilometrik në bashkëpunimin tonë 36-vjeçar gjermano-shqiptar”.

“Pas 2,5 ditësh bisedimesh dhe negociatash intensive, drejtuesit e delegacioneve, përbërë secila prej rreth 10 anëtarësh, nënshkruan sot një plan të përbashkët pune për vitet 2025/2026 në fushën e bashkëpunimit ekonomik”, thuhet në njoftimin e Ambasadës gjermane.

Ndër të tjera në postimin në rrjetet sociale, Ambasada gjermane shton se në këto kohë të vështira dhe me buxhete të kufizuara, Gjermania ka rritur mbështetjen e saj për Shqipërinë në krahasim me vitet e shkuara.

Sipas Ambasadës gjermane, me këtë duan të japin një mesazh të qartë, se “vlerësojmë përparimet në reforma të vendit dhe i qëndrojmë në krah partnerëve tanë me vlerë në procesin e anëtarësimit në BE”.

“Angazhime të reja financiare prej 93.39 milionë € (nga këto 33.39 milionë € grante, 60 milionë € kredi me interes të ulët) për një gamë të gjerë temash nga Energjia dhe Klima, zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe arsimi profesional flasin qartë: Në këto kohë të vështira me buxhete të kufizuara dhe kriza globale, Gjermania madje rrit mbështetjen e saj për Shqipërinë në krahasim me vitet e shkuara! Me këtë duam të japim një mesazh të qartë: Ne vlerësojmë përparimet në reforma të vendit dhe i qëndrojmë në krah partnerëve tanë me vlerë në procesin e anëtarësimit në BE”, thuhet në reagimin e Ambasadës gjermane, duke shprehur falenderime për punën konstruktive delegacionin shqiptar nën drejtimin e Eridana Canos, drejtoreshë e SASPAC.

Drejtoresha e përgjithshme e SASPAC, Eridana Çano shoqërohej edhe nga drejtori i  përgjithshëm i Industrisë dhe Energjisë në MIE, Besjan Kadiu.

Kadiu thekson në një postim në rrjetet sociale se “pas dy ditësh negociatash intensive, jam i lumtur të njoftoj që u nënshkrua zyrtarisht protokolli me qeverinë gjermane. Arritjet kryesore: Siguruam financimin për rehabilitimin e HEC Fierza dhe digjitalizimin e nënstacioneve në rrjetin e transmetimit (EUR 60 milionë kredi, EUR 2 milionë grant); Mbështetje me grant për transportin e qëndrueshëm (EUR 1 milion); Mbështetje me grant për eficiencën e energjisë në godina publike (EUR 20.39 milionë); Angazhim i fortë për të mbështetur më tej rehabilitimin e HEC Vau i Dejës”.

Gjithashtu, ai bën me dije se diskutuan mbi progresin e projekteve aktuale në transmetim, shpërndarje dhe eficiencë energjetike. “Hapa të mëdhenj përpara për një të ardhme më të qëndrueshme dhe moderne të sektorit të energjisë”, deklaroi Kadiu/ atsh

Gjithashtu lexoni:

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Kosova News 10/10/2024 10/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?