Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova, edhe në mëngjesin e së hënës janë të gjata. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova, janë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.
Sipas raportit të fundit (raporti i orës 07:22) të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të dalë nga Kosova, nga këto dy pika kufitare janë nga 30 minuta deri në 1 orë e 20 minuta.
Kolona e automjeteve në dalje të pikës kufitare Dheu i Bardhë është 150 metra, kurse në Merdar është 1200 metra.
Në pikë kalimet tjera kufitare nuk raportohet për kolona e as pritje.



