Edhe mëngjesi i sotëm ka pasur një fluks më të madh të qarkullimit nëpër pikë kalimeve kufitare të vendit, sidomos në dalje.
Të dhënët e publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme tregojnë se në pikën kufitare Kosovë – Serbi në Merdar, ka tollovi të madhe.
Sipas të dhënave, kolona e veturave që po pret të kalojë nga kjo pikë në Serbi është dy kilometra, ndërkohë që pritjet shkojnë mbi 3 orë.
Kolonë e madhe është edhe në pikën kufitare Dheu i Bardh. Aty kolona shkon deri në 800 metra dhe pritjet janë deri në një orë e gjysmë.
Për të hyrë në Kosovë, pritjet janë shumë më të vogla. Ato nuk shkojnë mbi 10 minuta maksimumi.
Kolona, sidomos në Merdar, ka tash e sa ditë. Në këtë kohë mërgimtarët kthehen në vendqëndrimet e tyre në shtetet perëndimore.



