Një grua 36-vjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj, në fshatin Llaushë të Skënderajt, njoftoi Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha se familjarët e saj e kanë gjetur viktimën të dielën rreth orës 18:00, ndërsa hetuesit kanë nisur inicimin e rastit.
“Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”, deklaroi Zahiti.
Gjatë së njëjtës ditë, pa shenja jete është gjetur të dielën mbrëma edhe një grua në Gjakovë.
Policia ka njoftuar në raportin e saj 24-orësh se rasti është regjistruar si “Hetim i vdekjes”.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./KosovaNews