Një grua është gjetur pa shenja jete në Pejë, e për vdekjen e saj, Policia ka iniciuar rast “Hetim i vdekjes”.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën,
“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante ku mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.


