Një person është gjetur pa shenja jete sot pasdite në Prishtinë, transmeton KosovaNews.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili tha se viktima është një mashkull 76-vjeçar, i cili u gjet i pajetë në rrugën “Fan Noli”.
“Rreth orës 16:00 është pranuar informata për një person pa shenja jete në rrugën ‘Fan Noli’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe ekipi i mjekësisë emergjente, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës,” ka bërë të ditur Pllana.
Sipas tij, hetimet janë në zhvillim për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes./KosovaNews/


