Një grua e moshës rreth 56-vjeçare është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së premtes në zonën e Liqenit Akumulues të lumit Ibër.
Lajmin e ka konfirmuar, Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.
Ai tha se rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.
“Sot rreth orës 07:30 Policia ka pranuar infornatën, se në zonen e liqenit akumulues të lumit Ibër, është gjetur trupi i pa jetë i viktimës femer rreth 56 vjeçare. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dergohet në IML, për obduksion”, konfirmoi Zahiti.