Sot rreth orës 12:00, në rrugën “Konstandin Kristoforidhi” në Prishtinë është gjetur një veturë në të cilën janë parë njolla gjaku, me ç’rast është njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas të dhënave fillestare dyshohet se vetura ka transportuar një person të lënduar në një rast i cili po hetohet nga Drejtoria Rajonale në Gjilan.
Me të dalur në vendin e ngjarjes, Policia ka arrestuar shoferin e veturës, i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Konstandin Kristoforidhi në Prishtinë, gjendet një veturë në të cilen shihen njolla gjaku. Menjëherë në vendin e ngjarjes janë dalë njësitet policore të cilat kanë identifikuar ngasësin e automjetit të cilin për intervistim e kanë shoqëruar në stacion policor. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se vetura në fjalë ka transportuar një person të lënduar në një rast i cili po trajtohet nga Drejtoria Rajonale Gjilan”. /s/


