Një qese me peshë prej 170 gramësh me substancë të dyshuar narkotike është gjetur mëngjesin e djeshëm pranë qendrës korrektuese në Dubravë.
Sipas raportit policor, qesja e dyshimtë u gjet gjatë bastisjes në perimetrin e jashtëm të murit të qendrës.
Për rastin është njoftuar edhe prokurori.
Rasti është në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.


