Një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje në Gjilan mëngjesin e së martës, njoftoi Policia e Kosovës.
Në njoftim u tha se personi që është gjetur i vdekur është 60-vjeçar, me inicialet A.G.
“Në vendin e ngjarjes po ashtu është gjetur një armë zjarri afër trupit të viktimës dhe sipas hetimeve të para dyshohet për rast vetëvrasje”, thuhet në njoftimin policor.
Hetimet po vazhdojnë nga Njësia e Hetimeve Rajonale dhe trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.


