Në fshatin Gllamnik të Podujevës është gjetur një mjet i pashpërthyer të premten, njofton Policia e Kosovës në raportin e sotëm ditior.
Pronari i një toke ka njoftuar Policinë se ka hasur në një mjet të dyshimtë, me ç’rast ekipi për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka dalë në vendngjarje.
Mjeti është hequr e nuk raportohet për ndonjë incident.
“Një kosovar ka informuar se në arën e tij kishte hasur në një mjetë të dyshuar të pashpërthyer. Njësia për deminim e FSK-së ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka bërë tërheqjen e mjetit. Nuk raportohet për ndonjë incident”, thuhet në njoftimin e policisë.


