Valbona Thaçi / RTKLive
Një patrullë policore ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes në Gjakovë paraditen e së mërkurës.
Sipas njoftimit të policisë, pasi u ndërmorën hapat e nevojshëm për sigurimin e vendit të ngjarjes, doli njësia për deminim e FSK-së.
“Është raportuar se patrulla policore gjatë patrullimit ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Patrulla policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësia për deminim e FSK-së, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës.


