KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjendet në Shkup trupi i pajetë i 14-vjeçares së zhdukur një javë më parë, ndalohen tre të dyshuar
Rajon

Gjendet në Shkup trupi i pajetë i 14-vjeçares së zhdukur një javë më parë, ndalohen tre të dyshuar

Kosova News
Kosova News 09:51 -04/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia dhe prokuroria maqedonase kanë njoftuar të dielën në mbrëmje se kanë gjetur trupin e pajetë të Vanja Gjorçevskas, vajzës 14-vjeçare e cila ishte zhdukur një javë më parë në Shkup.

Për këtë ngjarje, që ka trondituar opinionin në Maqedoninë e Veriut, dyshohen pesë persona, tre prej të cilëve janë arrestuar nga policia dhe janë dërguar në Gjykatën Penale, e cila, së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme, do të dalin me informacione të detajuara sot.

Nga prokuroria e Shkupit kanë bërë të ditur se, lidhur me këtë rast, në pyetje po merret edhe babai i vajzës së vrarë, pa dhënë detaje mbi përfshirjen e mundshme të tij në këtë ngjarje.

Organet e ndjekjes kanë njoftuar për gjetjen edhe të një trupi tjetër të pajetë në qytetin e Velesit, i cili besohet të jetë ekzekutuar ditën e njëjtë me 14-vjeçaren.

Policia dhe Prokuroria thonë se të dy rastet kanë lidhshmëri, apo janë kryer nga autorët e njëjtë.

“Pas masave dhe aktiviteteve të gjithanshme të ndërmarra nga zyrtarët policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup, më 3 dhjetor trupi i pajetë i të miturës V.G. e cili ishte raportuar e zhdukur më 27.11.2023, është gjetur në rrethinën e Shkupit, ndërsa në afërsi të Velesit, është gjetur edhe trupi i pajetë i P.Zh. (74) nga Velesi, i cili ishte raportuar i zhdukur më 24.11.2023. Në lidhje me dy rastet dyshohen pesë persona, tre prej të cilëve janë ndaluar, një është jashtë shtetit dhe një tjetër po merret në pyetje“, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Sipas organeve policore dhe prokurorisë, motivi për kryerjen e vrasjeve besohet të jetë “përfitimi material“.

Paraprakisht, në lidhje me veprat penale është gjetur një automjet i djegur, i tipit Citroen, dhe pas ekspertizës janë siguruar prova materiale për përfshirjen e personave të ndaluar, për të cilat pas dokumentimit të plotë të rasteve do të bëhet kallëzimi përkatës penal në koordinim me Prokurorin Publik./REL

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 04/12/2023 04/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

MBPZhR: Nuk kemi premtuar publikimin e analizave më 13 korrik
16:02 -16/07/2026
Gërvalla dorëzon kallëzim penal ndaj ministres serbe: Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj popullit tonë
15:46 -16/07/2026
Kurti pret ambasadorin jo-rezident të Irlandës, uron Presidencën e BE-së
15:27 -16/07/2026
Policia jep detaje për vdekjen e një gruaje në Podujevë: Po hetohen rrethanat e rastit
15:00 -16/07/2026
Kamberi publikon dokumentin, dorëzohet kërkesa për shkarkimin e ministres Paunoviq
14:52 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?