Një i moshuar që ishte raportuar i zhdukur dy ditë më parë në Istog është gjetur sot i vdekur rreth 500 metra larg shtëpisë së tij në fshatin Bajicë të Istogut.Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës, ka thënë për KALLXO.com se viktima është gjetur sot në afërsi të Drinit të Bardhë, nga ekipet e shpëtimit të përberë nga policia, qytetarët dhe njësia e kërkim-shpëtimit e Forcës së Sigurisë.
“Personi i cili është raportuar i zhdukur më 10 janar, është gjetur sot rreth orës 15:00 afër lumit Drini i Bardhë. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”- ka thënë Gashi.Zëdhënësi Gashi ka thënë se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti.


