Derisa ka qenë në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali të Prishtinës, një person është gjetur pa shenja jete.
Vdekjen e të cilit e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar.
Raportohet se i njëjti ka qenë përdorues i substancave narkotike.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML Prishtinë.


