Policia e Kosovës njofton se është gjetur pa shenja jete një burrë në Drenas.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur të dielën në orën 20:12 minuta.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete dhe i njëjti është dërguar në QKMF Gllogoc ku nga mjeku është konstatuar se i njëjti kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, ndërsa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.


