Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është gjetur pa shenja jete në fshatin Sahnje të Dragashit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij ku jetonte i vetëm, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij ku jetonte i vetëm. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.


