Pasditen e ditës se sotme Policia e Kosovës është njoftuar se një trup i një personi është hasur te penda e liqenit të Livoqit në Gjilan.
Në lidhje me këtë rast është deklaruar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai tha se me të pranuar një informatë të tillë njësitet policore së bashku me ato të ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Aty është gjetur trupi i një gruaje rreth 40 vjeçare, ku mjekët prezent edhe kanë konstatuar vdekjen e saj.
“Stacioni Policor Gjilan sot me datën 23.10.2023 rreth orës 14:47 ka pranuar informacion përmes linjës 192 ku dyshohet se një femër kosovare shqiptare është vetëvrarë tek penda e Livoqit. Njësitet policore i janë përgjigjur menjëherë thirrjes, është njoftuar edhe emergjenca e spitalit të Gjilanit dhe njësiti i zjarrfikëseve. Nga vendi i ngjarjes raportohet se sipas mjekut kujdestar viktima femër rreth 40 vjeçare është pa shenja jete. Në lidhje me rastin janë njoftuar njësite policore relevante të cilat janë duke i hetuar rrethanat e rastin në koordinim me prokurorin e shtetit”, tha ai.


