Një grua është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së saj në Gjakovë, të enjten.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 13:30 është raportuar se viktima femër e moshës madhore është gjetur pa shenja jete, në oborrin e shtëpisë së saj në rrugën “Fitim Domi” në Gjakovë (personeli mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe aktualisht janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, konfirmoi Elezaj.
I njëjti theksoi se me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.


