Dy persona kanë humbur jetën në një shtëpi banimi në Bjeshkët e Junikut.
Sipas informacioneve të para shkak dyshohet të jetë shpërthimi i një bombole gazi.
Lajmin e ka konfirmuar pwr mediat edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi.
“Janë dy trupa te pajete që janë gjetur në një shtëpi banimi në Bjeshkët e Junikut. prokurori i krimeve të rënda është duke shkuar ne vend te ngjarjes. Njësitet relevante policore do të bëjnë hetim rreth shkakut i vdekjes se tyre. Dy trupat e pajetë do të dërgohen për autopsi në mjekësin ligjore IML”, ka thënë ai.


