Dje rreth orës 15:30, në pikëkalimin kufitar në Merdar, në dalje të Republikës së Kosovës, gjatë kontrollimit të hollësishëm të katër udhëtarëve, këmbësorë shtetas të Serbisë, në çantat e tyre të dorës u janë gjetur në total 51.170 (pesëdhjetë e një mijë e njëqind e shtatëdhjetë) banknota euro të padeklaruara, ku secili nga udhëtarët kishin më shumë se 10,000 euro veç e veç.
Lidhur me këtë rast veprimet e mëtejme janë ndërmarrë nga zyrtarët doganorë, me ç’rast është shqiptuar kundërvajtja doganore.
