Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se gjashtë persona kanë grabitur banesën e një ukrainase në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë.
Sipas raportit policor të dyshuarit nën kërcënimin e thikës i kanë vjedhur rreth 16 mijë euro, 100 dollarë, pasaportën e Ukrainës dhe disa valuta ukrainase.
Rasti ka nisur të hetohet nga policia.


