KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjashtë kushtet – pikat (të plota) që shpalosi sot kryeministri Albin Kurti
Politikë

Gjashtë kushtet – pikat (të plota) që shpalosi sot kryeministri Albin Kurti

Kosova News
Kosova News 12:38 -02/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të enjten paraqiti gjashtë kushte – pika me të cilat mund të ecet para në procesin për arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Fjala e plotë për këtë çështje dhe gjashtë kushtet – pikat e prezantuara:

Normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes, duhet të garantojë edhe të drejtat e komuniteteve pakicë dhe mekanizmat përkatës institucional. Shteti normal demokratik nuk i diskriminon pakicat por i mbron ato si vlerë themelore e i ruan ato si pasuri shoqërore. Normalizimi i jashtëm i marrëdhënieve duhet t’i kontribuojë normalizimit të brendshëm të shteteve.

Asociacioni i komunave i dalë në parim nga marrëveshja e Brukselit Thaçi-Daçiq e 19 prillit 2013, si një mekanizëm i tillë, mund të konsiderohet nga Republika e Kosovës, me këto kushte:

1. Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.

2. Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të ketë/bartë asnjë pushtet publik (apo ekzekutiv) dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave sipas Kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisje lokale (kreu 5).

3. Të drejtat e pakicave kombëtare dhe mekanizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit  ndërmjet dy shteteve respektive si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane.

4. Para vendosjes së Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale.

5. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke. Dhe vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në raportet e saj ndërshtetërore me Republikën e Kosovës.

6. Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara te pesë shtetet anëtare të BE-së, dhe tek të tjerat, për mospranimin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimit Evropian që paraqet edhe shkelje të po asaj marrëveshjeje Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2013.

Përplasjet në Kuvend, Kurti opozitarëve: Unë e kam të qartë që ju keni qejf, por Zajednica nuk kalon!
Kurti shpalos gjashtë kushtet për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi

Gjithashtu lexoni:

Mbyllet numërimi i votave në 12 qarqe, PS siguron 83 mandate, PD “tkurret”

Presidenti i KE-së, António Costa sot në Kosovë, takon Osmanin e Kurtin

Sveçla dhe Krasniqi ndjekin nga afër punimet që po bëhen në veri

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

Vjen reagimi i Ambasadës Amerikane pas Marrëveshjes SHBA- Kosovë për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim

Kosova News 02/02/2023 02/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

Ndërpritet seanca e rigjykimit në rastin “53 milionëshi”
10:32 -14/05/2025
Haxhiu për ekstradimin e gjilanasit në SHBA: Dëshmi konkrete për sundim të ligjit
10:16 -14/05/2025
Gjenden mjete të pashpërthyera në Kaçanik e Ferizaj
10:13 -14/05/2025
26 vjet nga rënia e Qamil Ilazit, komandant Bardhit nga Kaçaniku
09:26 -14/05/2025
26 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
09:07 -14/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?