KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjakovë, të gjitha shkollat në grevë
Arsim

Gjakovë, të gjitha shkollat në grevë

Kosova News
Kosova News 11:14 -01/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Asnjë shkollë në Gjakovë nuk ka mbajtur mësim në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor. Ani pse ka pasur raste kur nxënësit e 48 shkollave në këtë vend kanë shkuar në shkolla, mësimdhënësit kanë përkrahur vendimin e BSPK-së për greva.

Zymber Berisha, shef i sektorit të arsimit në Komunën e Gjakovës thekson se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, por sot asnjë nga shkollat nuk kanë mbajtur mësim.

“Ditën e sotme jemi gjetur para një akti tjetër të marrë nga sindikata, e cila ka apeluar ndaj mësimdhënësve që të mbajnë sot grevë. Tani të gjitha shkollat janë në grevë. Ka pasur raste që në disa shkolla kanë ardhur disa nxënës, por janë kthyer në klasat e tyre dhe nuk i kanë gjetur mësimdhënësit…Asnjë shkollë nuk ka vazhduar me procesin e mësimit”, deklaron Berisha.

Ai thotë se janë furnizuar me tekstet shkollore, por që ende nuk është bërë shpërndarja.

Një gjë të tillë konfirmon edhe zëvendësdrejtoresha e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët, “Zekeria Rexha”, Shote Bezera.

“Shkolla jonë është përgatitur si çdo vit më herët, që të bëjmë përgatitjet më herët si shkollë. Mirëpo, mësimdhënësit, shumica prej tyre kanë shprehur dëshirën që të mbajnë grevën. Njëri nga mësimdhënësit e ka mbajtur një orë mësimore, mirëpo me një nxënës. Kështu që nuk kemi të drejtë me ia ndaluar askujt, është e drejtë e secilit dhe vendim i secilit”, thotë ajo.

Ajo tregon se kujdestarët e paraleleve kanë njoftuar prindërit nëse do të mbahet mësimi.

“Shkolla jonë i ka rreth 80-90 mësimdhënës, i kemi gjithsej 1700 nxënës me 74 paralele; duke filluar nga parafillorët deri në klasën e nëntë…Ne drejtoria e shkollës e kemi marrë një vendim që ditëve në vazhdim do të shohim se çfarë do të bëjmë me këta mësimdhënës që t’u mundësojmë ta mbajnë mësimin. Tash varët prej rrethanave që do të jenë”, shton Bezera.

Sipas Bezerës, greva është në dëm të nxënësve.

“Dihet se është në dëm të nxënësve është shumë i madh, meqë sot nuk mbajnë mësim. Dihet se kemi pasur pushim…Është një dëm i madh kur kemi parasysh edhe kohën e pandemisë që kemi humbur mjaft”, përfundon Bezera.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit i është bashkuar grevës që nga data 25.

Për këtë gjatë ditës ka reaguar edhe Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve, ku ka thënë se 320 mijë fëmijëve po i mohohet e drejta e arsimit.

Rreth 25 mijë sot kanë pritur të ulen për herë të parë në bankat shkollore.

Gjithashtu lexoni:

Komuna e Kamenicës ndan 45 mijë euro për ekskurzione, planifikon t’i dërgojë nxënësit në Durrës

MASh u bën thirrje prindërve: Mos nxitoni t’i bleni tekstet mësimore, nuk është caktuar akoma çmimi

Zgjatet afati për aplikimin në provimin e maturës shtetërore

Mbi 181 mijë aplikime për subvencionimin e teksteve, afati përfundon sonte

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?