KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjakovë – Katër persona lirohen nga akuza për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe deklarim të rremë nën betim
Siguri

Gjakovë – Katër persona lirohen nga akuza për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe deklarim të rremë nën betim

Kosova News
Kosova News 11:46 -25/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të pandehurve A.Ç., J.D., dhe G.H., të cilët akuzoheshin për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa i  pandehuri B.F., i cili sipas aktakuzës akuzohet për veprën penale “Deklarimi i rremë nën betim”.

Siç thuhet në njoftim, trupi gjykues pas mbajtjes së shqyrtimit  gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit dhe analizimit të të gjitha provave, ka ardhur në përfundim se nuk është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale si në aktakuzë.

Të pandehurit A.Ç., J.D. dhe G.H., akuzoheshin se në konkursin e shpallur nga bordi i drejtorëve të K.R.M. “Çabrati”, për pranimin e kryeshefit ekzekutiv të kompanisë, kanë keqpërdorur detyrën  e tyre zyrtare.

“Në atë mënyrë që duke qenë në cilësinë e anëtarëve të komisionit rekrutues kanë shpërfillur udhëzimin administrativ (MASHT) nr. 126/2016, lidhur me parimet dhe procedurat  e njohjes së diplomave, duke përzgjedhur kandidatin që nuk i plotëson kriteret sipas konkursit  si dhe duke i cenuar të drejtat e punësimit të tjerëve në atë mënyrë që kandidatit B.F., në dokumentacionin e konkursit ka prezantuar diplomë të Universitetit “K.”, i lëshuar në Republikën e Shqipërisë, të pa nostrifikuar, si dhe nuk i plotëson kriteret e parapara që të ketë përvojën e  punës në nivelin e lartë drejtues, me ç’rast iu kanë shkaktuar dëm kandidatëve të tjerë”, thuhet në komunikatën për media.

Ndërsa i pandehuri B.F., akuzohej se në cilësinë e kandidatit, me vetëdije paraqet deklarim të rremë në konkursin e shpallur nga bordi i drejtorëve të K.R.M. “Çabrati”, për pranim të kryeshefit ekzekutiv të kompanisë, paraqet një deklaratë nën betim në kundërshtim me Ligjin për  Ndërmarrjet Publike, se kandidati duhet të ketë pesë (5) vjet përvojë – së paku në një nivel të lartë të menaxhmentit dhe një deklaratë nën betim, në të cilën deklaron se ai i përmbushë kushtet  e kualifikimit.

“Për kundër faktit, i njëjti nuk i plotëson kriteret për përzgjedhje sipas konkursit për pranimin e kryeshefit ekzekutiv, në Kompaninë Rajonale të Mbeturinave “Çabrati” në Gjakovë”, thuhet tutje.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. 

Gjithashtu lexoni:

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Dogana parandalon një rast të kontrabandës me mallra në Qafë Prush

Kryetari i Obiliqit  padit  Lirim Mehmetajn dhe median e tij për shpifje dhe fyerje: ” Me shpifësit do të përballem në gjykatë “

Kosova News 25/10/2023 25/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 21°
63%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë
21:02 -07/08/2026
Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30
20:23 -07/08/2026
Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president
20:00 -07/08/2026
Nesër vazhdon seanca konstituive
18:29 -07/08/2026
Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq
16:58 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?