KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Donika Gërvalla
Home » Gërvalla: punësimet ilegale po shfuqizohen nuk ka gënjeshtër, përrallë e kërcënim që i ndal reformat
Politikë

Gërvalla: punësimet ilegale po shfuqizohen nuk ka gënjeshtër, përrallë e kërcënim që i ndal reformat

Jeton Sopa
Jeton Sopa 23:23 -06/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja  e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla përmes një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me raportimet sipas të cilave konsulli në New York Lulzim Krasniqi është shkarkuar për shkak se gjoja ministrja Gërvalla ka kërkuar largimin e flamurit të UÇK-së nga zyra e konsullit.
Gërvalla ka thënë se në ministrinë që ajo drejton punësimet do të bëhen me meritokraci dhe profesionalizëm ndërsa punësimet  ilegale dhe të jashtëligjshme janë shfuqizuar dhe do të shfuqizohen sapo të gjenden shkelje të tilla duke thën se nuk ka gënjeshtër, përrallë, shpikje, presion apo kërcënim që e ndal këto  reforma.


Më poshtë reagimi i znj.Gërvalla

“Kemi premtuar meritokracinë dhe profesionalizmin si kriter të vetëm për punësim në institucionet e Republikës. Asgjë më shumë e asgjë më pak nuk është duke ndodhur në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Për këtë flet edhe konfirmimi i vendimeve tona nga ana e instancave të ankimimit.

Prandaj, punësimet ilegale, të jashtëligjshme në këtë ministri, të bëra në të kaluarën, janë shfuqizuar. Nëse ndërkohë do të konstatohen të tjera, të cilat ende nuk kanë dalë në pah, edhe ato do të shfuqizohen. Nuk ka gënjeshtër, përrallë, shpikje, presion apo kërcënim që e ndal reformën e domosdoshme institucionale.

Nepotizmi dhe punësimet e paligjshme e kanë dëmtuar rëndë diplomacinë tonë.

Prandaj: Drejtësi, barazi, llogaridhënie dhe meritokraci në punësim, vlerësim të punës, ngritje në pozitë, dërgim jashtë vendit. Kjo është formula e një funksionimi më të mirë të MPJD-së dhe e një përfaqësimi më dinjitoz të Republikës së Kosovës jashtë vendit”

Gjithashtu lexoni:

Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës

NATO: Çdo vendim për rihapjen e urës mbi Ibër për veturat, t’i adresojë nevojat e të gjitha komuniteteve

Kufizim i qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë gjatë ditës së sotme

Rizvanolli kërkon të hetohet vdekja e punëtorit të KEK-ut

Kurti pret kryetarin e Izmirit, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit Kosovë–Turqi

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?