Në 26-vjetorin e rënies së heroit Ismet Rrahmani, i cili iu bashkua luftës për liri në vitin 1998, u zhvillua një ceremoni përkujtimore në fshatin Aqarevë të Skenderajt.
Zëvendëskryeministrja e vendit, Donika Gërvalla i dha lamtumirën e fundit këtij simboli të qëndresës dhe heroit që la një trashëgimi të pazëvendësueshme. Ceremonia përkujtuese, e mbajtur pranë kullës së heroit, theksoi sakrificën dhe përkushtimin e Ismet Rrahmanit për lirinë e Kosovës.
“Ismet Rrahmani nuk ishte vetëm një njeri i diturisë, por gjithashtu një burim frymëzimi për ata që e deshën lirinë më shumë se jetën e tyre. Sakrifica e tij është një gurthemeli mbi të cilin është ndërtuar liria jonë dhe është përjetësisht e gdhendur në kujtesën tonë kolektive”, shkroi Gërvalla.


