KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gërvalla: NATO-ja po e kthente drejtësinë e munguar, po i sillte lirinë dhe demokracinë
Lajme

Gërvalla: NATO-ja po e kthente drejtësinë e munguar, po i sillte lirinë dhe demokracinë

Kosova News
Kosova News 20:12 -24/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot shënon 25 vjetori i fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe, duke ndihmuar kështu në lirinë e Kosovës.

Këtë ditë e kanë kujtuar shumë qytetarë e zyrtarë politik, duke falënderuar kështu NATO-n dhe ish-presidentin e Amerikës Bill Clinton.

Ndër ta falënderimet e saj i ka shprehur edhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

“Për herë të parë që nga themelimi i saj, NATO po vepronte me forcë dhe po e bënte këtë për të mbrojtur jetën e njerëzve të pafajshëm, për të ruajtur paqen botërore dhe për të shpëtuar shqiptarët e Kosovës nga shfarosja”, ka thënë Gërvalla përmes një postimi.

“Po, si e gjetën sulmet ajrore të NATO-s shqiptarin e Kosovës? Kur u dëgjuan shpërthimet e para mbi makinerinë e mbi objektet serbe, shqiptari i Kosovës tashmë kishte mbushur një shekull që po luftonte kundër pushtimit, kolonizimit, robërisë, urisë, dhunës sistematike, shpërnguljes, dehumanizimit e përbuzjes. Shqiptari i Kosovës kishte qëndruar me forcat e veta kundër elaborateve e planeve të sofistikuara për pastrim etnik e deportim masiv e të plotë.

Me një fjalë, kur zogjtë e hekurt të aleancës së NATO-s po niseshin drejt makinerisë vrastare serbe, shqiptarët e Kosovës po mbushnin një shekull që kishin derdhur djersën, lotin e gjakun për të jetuar të qetë e me dinjitet në tokën e tyre, Kosovën. Ata kishin dëshmuar vendosmëri, qëndresë, durim, përpjekje mbinatyrore e këmbëngulëse, gjakim për paqe, por edhe luftë kundër robërisë e për mbijetesë”, shtoi më tutje ajo.

“Bashkë me bombat e projektilët superprecizë ndaj shtypësve serbë, NATO po kthente drejtësinë e munguar, po shpëtonte shqiptarët e Kosovës, po e sillte lirinë e demokracinë”, vazhdoi më tutje ajo, duke thënë se gjatë kësaj periudhe në Kosovë kishte qëndrueshmëri, durim e guxim, si tek trupat e NATO-s ashtu edhe tek burrat, grate e fëmijët e Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Nis sot ndërtimi i Parkut Solar 105 MW në Rahovec

Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve

Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë

Kos, e tronditur me deklaratat e ministres serbe për pastrim etnik në Kosovë

BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe

Kosova News 24/03/2024 24/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Tentoi të vrasë katër persona në Deçan, ngrihet aktakuza ndaj të dyshuarit
08:44 -15/07/2026
Nis sot ndërtimi i Parkut Solar 105 MW në Rahovec
08:41 -15/07/2026
Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?