KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gërvalla fton Këshillin e Sigurimit ta vizitoi Kosovën: Shihni realitetin mos u bazoni në raporte të shtrembëruara
Politikë

Gërvalla fton Këshillin e Sigurimit ta vizitoi Kosovën: Shihni realitetin mos u bazoni në raporte të shtrembëruara

Kosova News
Kosova News 13:14 -09/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjatë fjalimit të saj para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, u bëri ftesë përfaqësuesve të shteteve anëtare që të vizitojnë Kosovën duke e vënë theksin tek nevoja për të parë realitetin nga afër dhe jo përmes pasqyrimeve të deformuara në raporte të cilat nuk e reflektojnë gjendjen faktike.

“Në vend që të ndikohemi nga raporte që nuk pasqyrojnë realitetin në vend, ftoj sinqerisht Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të vizitojë Kosovën. Krijojeni vetë përshtypjen tuaj për atë që po ndodh atje. Vizitojini qytetarët serbë në katër komunat veriore të vendit dhe bisedoni me ta,” deklaroi Gërvalla, thuhet në një njoftim të MPJD-së.

Gërvalla theksoi se qytetarët serbë në veri të Kosovës, sot më shumë se kurrë më parë, po ndihen të lirë nga presioni dhe frika e strukturave kriminale të lidhura me Beogradin.

Ajo shtoi se fushata e dezinformatave që synon të paraqesë qeverinë qendrore si problem për qytetarët serbë është e pabazë dhe bie poshtë përballë realitetit që përjetohet në terren.

“Ata do t’ju tregojnë se si, më në fund, ndihen të lirë nga presioni dhe terrori i bandave të organizuara kriminale, miq të z. Gjuriq dhe të tjerëve. Asgjë nuk mund të zëvendësojë përshtypjen personale që do ta merrni duke i parë nga afër dhe biseduar hapur me të gjithë ata që mund t’i keni parë si të ndikuar nga raporte të njëanshme,” tha Gërvalla.

Duke iu drejtuar anëtarëve të Këshillit, Gërvalla nënvizoi se shumë nga përfaqësuesit e vendeve partnere që i kanë vizituar komunat veriore kanë ndryshuar plotësisht perceptimin e tyre mbi situatën në vend pas vizitave të tyre në terren.

“Do ta ndryshoni mendimin tuaj për atë që po ndodh, ashtu siç e kanë ndryshuar të gjithë ata që kam takuar dhe që kanë qenë prezent në katër komunat veriore të Kosovës. Ndoshta është një alternativë më e mirë sesa të besoni verbërisht,” përfundoi ministrja në detyrë Gërvalla. 

Gjithashtu lexoni:

Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte kundër popullsisë civile

Peci nënshkuan kontratën për mirëmbjatjen e ndriçimit publik në të gjitha rrugët e Komunës së Mitrovicës

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër

Kosova News 09/04/2025 09/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte kundër popullsisë civile
18:09 -29/07/2026
Hoti: Databaza e viktimave të luftës, detyrim ndaj së vërtetës e historisë
17:59 -29/07/2026
Kurti: Janë dokumentuar 12,230 viktima të luftës në Kosovë, mbi një mijë ishin fëmijë
15:46 -29/07/2026
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e katër personave për vjedhje të rëndë
15:03 -29/07/2026
​Dalin para gjykatës dy serbët e arrestuar si të dyshuar për varrezën masive në Zubin-Potok
15:00 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?