KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gazeta zvicerane: Paqja në Ballkan në rrezik, ambiciet për Serbinë e Madhe vazhdojnë – Dodik po krijon ushtri paralele
Politikë

Gazeta zvicerane: Paqja në Ballkan në rrezik, ambiciet për Serbinë e Madhe vazhdojnë – Dodik po krijon ushtri paralele

Kosova News
Kosova News 14:18 -13/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Paqja në Ballkanin Perëndimor është shumë e rrezikuar nga ambiciet e vazhdueshme për të formuar një Serbi të Madhe. Çelësi i paqes në Ballkanin Perëndimor qëndron në Distriktin e Brckos. Kjo është “thembra serbe e Akilit”, shkruan gazeta e përditshme zvicerane në gjuhën gjermane, Neue Zürcher Zeitung.

Në një shkrim me titullin” Si mund ta parandalojë BE-ja Serbinë e Madhe me disa qindra ushtarë”, autori Alexander Rothert shkruan se si kreu i Republika Srpskas në Bosnjë e Hercegovinë, Millorad Dodik po tenton të krijojë forca ushtarake paralele.

Rothert ka hulumtuar ngjarjet në ish-Jugosllavi dhe ka punuar për Institutin Otto Zur (OSI), Institutin e Europës Lindore (OEI) si dhe për misione të ndryshme ndërkombëtare.

Duke qenë kështu, ai kujton se edhe sot, paqja në Ballkanin Perëndimor është në rrezik të madh, dhe jo thjesht e brishtë.

Sipas tij, kjo ka të bëjë me përpjekjet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për ta realizuar projektin e krijimit të Serbisë së Madhe, të nisur nga paraardhësi i tij Sllobodan Millosheviq, përcjell Syri.net.

Ai plan, siç shkruan Rothert, mbështetet në “Botën Ruse” të Vladimir Putinit dhe tani quhet “Bota Serbe”. Protagonisti kryesor i tij është shefi i Agjencisë serbe për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin.

Vulin, i cili së fundmi është sanksionuar nga SHBA-ja për shkak të besnikërisë ndaj Moskës, së bashku me liderin serbëve të BeH, Millorad Dodik kanë marrë pjesë në një “forum sigurie” në Rusi.

Dodiku po armatoset

Alexander Rothert e përshkruan Dodikun si “pushtetin kryesor aktiv të Beogradit në Ballkanin Perëndimor”. Ai përmend edhe mirënjohejn “Urdhri i Meritës” që ia dha Putinit në shenjë mirënjohjeje.

NZZ citon Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 2022, e cila thotë se “situata në rajonin e ish-Jugosllavisë vazhdon të përbëjë një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.

Një nga arsyet për këtë janë përpjekjet e Dodikut për të ndërtuar forca ushtarake paralele. Nëse shikoni paradën ushtarake vjetore anti-kushtetuese me rastin e themelimit të Republikës Srpska më 9 janar, mund të ndjeni se numri i anëtarëve të atyre forcave është tashmë i konsiderueshëm: në atë kohë, deri në 2,000 anëtarë të armatosur rëndë të grupeve paraushtarake dhe policë specialë marshuan, të ndjekur nga dhjetëra automjete të blinduara dhe helikopterë, theksohet në artikull.

Armatosja e njësive të tij paraushtarake nga Dodiku, shkon paralelisht me armatosjen masive të forcave të armatosura serbe, gjë për të cilën Vuçiq është përpjekur prej disa vitesh.

Brçko si “thembra e Akilit”

Qyteti në pjesën veriore të Bosnjë e Hercegovinës është “thembra e Akilit” e strategëve serbë, vlerëson Rothert dhe kujton se “Bota Serbe” nuk do të ishte e mundur pa kontrollin e Brçkos.

Një prani ushtarake ndërkombëtare e armatosur fuqishëm në Brçko mund t’i kundërvihej çdo aventure pa shkrepur asnjë plumb. Do të ishte e rëndësishme që njësitë të zhvendosen në Brçko sa më shpejt të jetë e mundur. Në rast të shpalljes së pavarësisë, njësitë e Dodikut fillimisht do ta merrnin dhe do ta pushtonin Brçkon, beson autori i tekstit në NZZ.

Një gjë duhet të jetë e qartë: kurrë nuk ka pasur lëvizje paqësore kufitare në Ballkan. Kontrolli ushtarak i distriktit të Brçkos nga forcat ndërkombëtare – qoftë EUFOR-i apo NATO, që ende ka një mision në BeH dhe drejtohet nga një gjeneral amerikan – është një parakusht për paqe të qëndrueshme brenda dhe rreth Bosnjës në Ballkanin Perëndimor, shton ai.

Kjo është veçanërisht e vërtetë për sa kohë që janë në pushtet secesionistët dhe politikanët që punojnë për ta shkatërruar shtetin, si Millorad Dodik. Me ‘opsionin Brçko’, BE-ja mund të arrijë fitimin maksimal me investime shumë të kufizuara, përfundon shkrimi i NZZ.

Gjithashtu lexoni:

Ganimete Musliu ka një lutje për Mulla Osmanin e VV-së

I ofroi ryshfet policisë kufitare, arrestohet shtetasi serb

Kurti për zgjedhjen e presidentit: Ne do të përpiqemi për sa më shumë bashkëpunim me opozitën

Numërohen 59% e votave të diasporës, ky është rezultati

Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës

Kosova News 13/08/2023 13/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Vjen drita e gjelbër nga senati: Zvicra shton praninë ushtarake në Kosovë
12:32 -16/06/2026
Shtyhet gjykimi ndaj Ramadan Morinës për krime lufte
12:10 -16/06/2026
Ganimete Musliu ka një lutje për Mulla Osmanin e VV-së
11:39 -16/06/2026
Nisin punimet për rikonstruktimin e segmentit Arllat – Malishevë
11:37 -16/06/2026
Kush është Xhavit Musa, shqiptari i kërkuar nga Interpoli dhe për çfarë akuzohet?
11:30 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?