KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gazeta e madhe gjermane: Albin Kurti është politikan me përvojë dhe këmbëngulës
Politikë

Gazeta e madhe gjermane: Albin Kurti është politikan me përvojë dhe këmbëngulës

Kosova News
Kosova News 14:37 -02/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gazeta e njohur gjermane ka portretuar kryeministrin e Kosovës pas tensioneve të fundit në veri.

Korrespondenti i “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ) për Europën Juglindore, Michael Martens, ka shkruar një portret të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Teksti është botuar në numrin e së martës të gazetës prestigjioze gjermane.

Autori thekson se kur në mars të vitit 1975 në Prishtinë u lind Albin Kurti, Kosova ishte “ende pjesë e Serbisë dhe Serbia pjesë e Jugosllavisë. Rinia e Kurtit u karakterizua nga shpërbërja e shtetit jugosllav dhe lufta kundër politikës serbe të aparteidit në Kosovë.

Gjatë luftës së NATO-s kundër Jugosllavisë së përbërë vetëm nga Serbia dhe Mali i Zi më 1999, ai u arrestua dhe me arsyetime bajate u dënua me 15 vjet burg, mes tjerash për terrorizëm”.

- Reklamë -

Kur u shpall aktgjykimi, në pushtet ishte Sllobodan Millosheviqi. Por edhe pas dëbimit të tij nga pushteti, Kurti mbeti në burg, u lirua tek pas presionit ndërkombëtar.

“Kam qenë një vit e pesë muaj nën Millosheviqin në burg dhe një vit e dy muaj nën (Vojisllav) Koshtunicën. Pra, Koshtunica ka qenë tre muaj më i mirë se Millosheviqi” – kështu ishte përgjigjur Kurti me sarkazëm gjatë një bisede me “Frankfurter Allgemeine Zeitung” në vitin 2007. Nga kjo bisedë citon korrespondenti Michael Martens, i cili përshkruan betejën e Kurtit kundër misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK). Këtë mision Kurti e quante neokolonialist dhe kërkonte shpërbërjen e tij.

Që nga viti 2021, vazhdon “FAZ”, ky veteran i politikës është kryeministër i Kosovës, jo për herë të parë. Një mandat i mëhershëm i tij përfundoi shpejt – formalisht për shkak të mospajtimeve mbi menaxhimin e pandemisë, por në fakt Kurti u rrëzua si pasojë e intrigave të Richard Grenellit, të dërguarit për Ballkan të presidentit të atëhershëm Donald Trump.

Një ndër motot më të rëndësishme të politikës së jashtme të Kurtit është “reciprociteti”. Në raport me Serbinë ky politikan mbron imperativin kategorik – Kosova, sipas tij, në çdo aspekt duhet ta trajtojë njëjtë Serbinë ashtu siç e trajton Serbia Kosovën.

Tensionet e fundit në kufirin kosovaro-serb kanë të bëjnë edhe me këtë. Kurti dëshiron që autoritetet e Kosovës të mos i pranojnë më dokumentet serbe të identifikimit për shkak se edhe Serbia nuk i pranon ato kosovare.

Në të ardhmen serbët do të duhej të pajiseshin me një dokument të përkohshëm kosovar, ngjashëm siç duhet ta bëjnë kosovarët kur duan të hyjnë në Serbi, shkruan gazeta gjermane.

“Nën presionin e amerikanëve Kurti e shtyu për një muaj zbatimin e masës. Më së voni në shtator në kufi sërish mund të ngrihet temperatura”, nënvizon “FAZ”.

Gjithashtu lexoni:

MPB demanton Daut Haradinaj: Dy serbët u regjistruan më 2001 dhe 2007, dokumentet e Kosovës i morën në 2011 dhe 2015

U.d. së presidentes Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Kurti te GUXO-ja, i jep lëvdata partisë së Gërvallës e Pecit!

Murati: Hapet aplikimi për certifikim të ofruesve të arkave fiskale digjitale

Metë Shatri takon gratë e lagjes Mati 1, premton angazhim për adresimin e shqetësimeve të tyre

Kosova News 02/08/2022 02/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Thu
20 °C
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

MPB demanton Daut Haradinaj: Dy serbët u regjistruan më 2001 dhe 2007, dokumentet e Kosovës i morën në 2011 dhe 2015
14:56 -04/06/2026
Diskutohet bashkëpunimi në sistemin e drejtësisë
14:54 -04/06/2026
Kurti: Jemi në dispozicion të plotë për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”
14:43 -04/06/2026
Prezantohet ecuria e hartimit të masterplanit për kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz
14:14 -04/06/2026
U.d. së presidentes Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
14:11 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?