KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gazeta britanike, The Telegraph: Perëndimi duhet ta mbrojë Kosovën nga Serbia dhe Rusia
Politikë

Gazeta britanike, The Telegraph: Perëndimi duhet ta mbrojë Kosovën nga Serbia dhe Rusia

Kosova News
Kosova News 14:33 -08/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Perëndimi po dështon ta mbrojë Kosovën nga agresioni serb dhe rus për shkak të politikave të tij naive dhe të njëanshme, kanë paralajmëruar politikanë të lartë nga Britania dhe SHBA.

Në një letër në të cilën pati qasje edhe gazeta prestigjioze britanike The Telegraph, ata thanë se qasja e Perëndimit për kombndërtimin në Kosovë është “me të meta” dhe do ta lërë të pambrojtur aleatin e saj ballkanik.

“Kosova është një vend sovran dhe demokraci funksionale”, thanë 54 politikanët në letrën e dërguar. “Përpjekjet për t’i prishur zgjedhjet demokratike në Kosovë nga Serbia duhet të kritikohen publikisht si ndërhyrje e huaj”.

Letra iu drejtua James Cleverly, Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Antony Blinken, sekretari amerikan i shtetit dhe Josep Borrell, shefi i çështjeve të jashtme të BE-së.

Tensionet janë intensifikuar në veri të Kosovës këtë vit, me Serbinë e cila e akuzon qeverinë e Kosovës për “spastrim etnik të heshtur” dhe qeveria e Kosovës duke akuzuar Serbinë për nxitje të trazirave.

Diplomatët perëndimorë kanë thënë gjithashtu se lufta e Rusisë në Ukrainë ka i përkeqësuar dallimet. Serbia është një aleat tradicional rus edhe pse e ka dënuar pushtimin e Rusisë në Ukrainë duke mos iu bashkuar sanksioneve perëndimore. Kosova ka qenë një aleat i vendosur perëndimor që kur NATO e mbështeti atë në luftën e viteve 1998-99.

Dhuna shpërtheu në muajin maj midis policisë serbe dhe kosovare dhe paqeruajtësve të KFOR-it të udhëhequr nga NATO pas zgjedhjeve të diskutueshme. Serbia madje për pak kohë e vendosi ushtrinë e saj në gatishmëri.

“Mungesa e presionit të ushtruar ndaj Serbisë pas ndalimit arbitrar të tre policëve kosovarë dhe dështimi për të mbajtur përgjegjësi për sulmet ndaj KFOR-it, e nxjerr në pah mungesën aktuale të paanshmërisë”, thuhetnë letrën e politikanëve.

“Ende po tregohemi shumë të butë me serbët”

BE-ja ka dërguar diplomatë të lartë në Beograd dhe Prishtinë që nga trazirat në maj dhe SHBA pezulloi Serbinë nga një stërvitje ushtarake dhe gjithashtu sanksionoi kreun e shërbimeve të saj të sigurisë për promovimin e interesave të Kremlinit, por letra e politikanëve thotë se Perëndimi ende është shumë i butë me serbët.

“Zbulimet e fundit të depove të armëve në veri të Kosovës dhe raportet për kontrabandën e vazhdueshme të armëve përtej kufirit Serbi-Kosovë nxjerrin në pah rreziqet e përshkallëzimeve të mëtejshme”, thanë ata.

Analistët kanë thënë se Kremlini gjithashtu ka nxitur trazira në Kosovën veriore të dominuar nga serbët. Njësitë e saj të fuqishme të propagandës kanë ngritur stacione televizive në Beograd, duke nxjerrë lajme që promovojnë botëkuptimin e saj.

Mijëra serbë nacionalistë pro-rusë marshuan nëpër Beogradin qendror disa ditë pasi Kremlini e pushtoi Ukrainën vitin e kaluar në mbështetje të luftës dhe përqindja e serbëve që mbështesin anëtarësimin në BE ka rënë. Në dhjetor, një sondazh i qeverisë tregoi se 43 përqind e qytetarëve të Serbisë janë në favor të bashkimit me BE-në, krahasuar me 54 përqind sa ishte një vit më parë.

Gjithashtu lexoni:

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim

Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë

Qeveria e Kosovës mban mbledhje online, merr disa vendime

BE-ja dhe QUINT-i: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtarë të komuniteteve

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

Kosova News 08/08/2023 08/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?