KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord
Botë

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Kosova News
Kosova News 10:40 -14/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Prej dekadash, ligji në Shtetet e Bashkuara ka ndaluar avionët të fluturojnë mbi shpejtësinë Mach 1, kufiri supersonik, për të shmangur ndotjen akustike nga “boom”-et e zhurmshme. Përjashtim ishte Concorde, avioni legjendar supersonik që u tërhoq nga qarkullimi në vitin 2003. Sot, 22 vite më vonë, duket se aviacioni është pranë një kthese historike, nisja e një epoke të re fluturimesh supersonike komerciale.

Në Kongresin amerikan është paraqitur një projektligj që synon ndryshimin e kësaj ndalese, duke hapur rrugën për linja supersonike mbi SHBA dhe fluturime transkontinentale më të shpejta. Paralelisht, në industrinë e aviacionit po zhvillohen dy projekte madhore. NASA po teston avionin eksperimental X-59, i cili pritet të kryejë fluturimet e para provë në fund të vitit 2025. Ky avion inovativ synon të zëvendësojë shpërthimin tipik supersonik me një zhurmë shumë më të butë, të përshkruar si një “goditje e shurdhët”.

Ndërkohë, kompania Boom Supersonic po zhvillon Overture, avionin e parë të pasagjerëve supersonik pas Concorde-it. Prototipi i parë i motorit pritet të ndërtohet brenda këtij viti, ndërsa linja ajrore si American Airlines, Japan Airlines dhe United Airlines kanë shprehur interes për ta futur në flotën e tyre deri në fund të dekadës.

Overture premton një shpejtësi lundrimi prej Mach 1.7, duke reduktuar kohën e fluturimeve transkontinentale deri në gjysmën e saj. Me një kapacitet prej 80 pasagjerësh dhe një autonomi prej 4.888 miljesh, avioni do të ofrojë luks krahasuar me klasën ekzekutive të avionëve aktualë. .

Megjithatë, ka edhe sfida: konsumon deri në tre herë më shumë karburant për pasagjer krahasuar me avionët modernë si Airbus A350 apo Boeing 787. Për një fluturim New York–Londër, biletat do të kushtonin rreth 4.830 dollarë vetëm vajtje, rreth 38% më shumë se çmimet aktuale në klasën ekzekutive.

Nëse këto plane realizohen, fundi i dekadës mund të sjellë një revolucion në udhëtimet ajrore – rikthimin e shpejtësisë supersonike, këtë herë me teknologji më të qetë e më të sofistikuar. A2Cnn

Gjithashtu lexoni:

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Kosova News 14/09/2025 14/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?