KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gati 24 orë nga arratisja e Radomiroviqit/ Ende asnjë gjurmë, policia në kërkim të tij me qenët e njësitit K9
LajmeSiguri

Gati 24 orë nga arratisja e Radomiroviqit/ Ende asnjë gjurmë, policia në kërkim të tij me qenët e njësitit K9

Kosova News
Kosova News 10:06 -08/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Brenda pak orësh bëhen 24 orë që nga arratisja e të burgosurit serb Gjorgje Radomiroviq nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë të Veriut dhe ende nuk është kapur nga Policia e Kosovës.

Radomiroviq ishte dënuar në vitin 2014 për vrasjen e një personi me kombësi serbe, M.V. nga fshati Leshak, si dhe për plagosjen e rëndë të vëllait të tij.

Ai ishte në fazën e fundit të vuajtjes së dënimit, me vetëm 3 vjet e 7 muaj të mbetur.

Policia ka ngritur pika statike kontrolli në të gjithë veriun e Kosovës dhe ka angazhuar njësitë specializuara me qen (K9) për gjetjen dhe kapjen e tij.

Në momentin e arratisjes, ai ishte i kategorizuar si i avancuar dhe punonte në hapësirat e punëtorisë së institucionit, duke qenë edhe në listën e të burgosurve që mund të përfitonin lirimin me kusht.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka konfirmuar arratisjen dhe ka ndërmarrë masa të menjëhershme disiplinore: janë pezulluar nga detyra drejtori i Qendrës së Paraburgimit, një mbikëqyrës i lartë dhe dy zyrtarë korrektues. Ndërkohë, hetimet e brendshme janë në zhvillim për të zbuluar rrethanat e arratisjes dhe përgjegjësitë eventuale.

“Raportohet se nga Qendra Korrektuese në Mitrovicë Veri ka ikur i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka qenë duke vuajtur dënimin në këtë qendër. Njësitë policore janë në kërkim të të dyshuarit. Lidhur me rastin janë intervistuar zyrtarët korrektues dhe është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e PK-së, të lëshuar sot për media.

Qytetarët janë lutur që, nëse hasin në personin në fjalë, të lajmërojnë menjëherë në numrin 192 ose në stacionin më të afërt policor.

Arratisja e Radomiroviqit mbetet një çështje serioze e sigurisë dhe autoritetet janë ende në ndjekje të tij.

Gjithashtu lexoni:

Policia jep detaje për vdekjen e një gruaje në Podujevë: Po hetohen rrethanat e rastit

Kadri Veseli ka kërkuar lirim të përkohshëm nga Haga, Prokurorja West: Të mbetet në burg, edhe ashtu gjyqi final është  më 16 shtator

Goditet shpërndarja e kokainës, arrestohen dy persona

Ministria e Sportit dhe Rinisë ndan afro 400 mijë euro për bileta aeroplani

Kur vendimet flasin më shumë se zhurma: Profili i gjyqtares Rovena Kastrati

Kosova News 08/08/2025 08/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Kurti pret ambasadorin jo-rezident të Irlandës, uron Presidencën e BE-së
15:27 -16/07/2026
Policia jep detaje për vdekjen e një gruaje në Podujevë: Po hetohen rrethanat e rastit
15:00 -16/07/2026
Kamberi publikon dokumentin, dorëzohet kërkesa për shkarkimin e ministres Paunoviq
14:52 -16/07/2026
Deklaratat e Paunoviqit kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
14:29 -16/07/2026
Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës
14:08 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?