KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gati 100 tifozë kroatë përballen me akuza për vrasje në Greqi, pas përleshjes vdekjeprurëse
SiguriSport

Gati 100 tifozë kroatë përballen me akuza për vrasje në Greqi, pas përleshjes vdekjeprurëse

Bekim Morina
Bekim Morina 20:19 -09/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gati 100 tifozë kroatë të futbollit dolën para një gjykate në Athinë të mërkurën, për t’u përballur me akuza serioze penale, që përfshijnë vrasje dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale, për shkak të dyshimeve se u përfshinë në një përleshje vdekjeprurëse mes tifozëve më 8 gusht.Të rinjtë e arrestuar – shumica e të cilëve e mbuluan kokën me fanellat e tyre për ta fshehur identitetin – dolën para gjykatësit një ditë pasi një tifoz 29-vjeçar grek u ther me thikë për vdekje pranë stadiumit të AEK-ut të Athinës, duke e shkaktuar anulimin e ndeshjes kualifikuese mes klubit grek dhe Dinamo Zagrebit në Ligën e Kampionëve.Zyrtarët e gjykatës thanë se gjykatësi i ngarkoi me aktakuzë të gjithë 103 të dyshuarit, përfshirë 97 qytetarët kroatë. Në aktakuzë janë përfshirë, po ashtu, edhe akuzat për sulme të shumta dhe posedim të jashtëligjshëm dhe përdorim të materialit shpërthyes.Akuzat për vrasje ka mundësi të hidhen poshtë ndaj shumicës së pandehurve gjatë vazhdimit të hetimeve.Video amatore nga sulmi shfaqën dhjetëra të rinj duke vrapuar pranë stadiumit me shkopinj dhe shufra hekuri në dorë, ku shpërthyen bomba me benzinë dhe fishekzjarrë. Dhjetë persona u lënduar dhe katër mbesin të hospitalizuar.Në vendet e tjera në Greqi, policia ka vendosur bllokada nëpër rrugë dhe i ka shtuar kontrollet nëpër kufij, në kërkim të të dyshuarve tjerë.

Autoritetet thanë se gjashtë shtetas kroatë u arrestuan duke tentuar të largoheshin nga vendi. Pesë nga ta u arrestuan në portin veriperëndimor, Igoumenista, ku po përgatiteshin të hipnin në një traget për Itali, ndërsa gjashtë të tjerë u arrestuan në një autobus për Shqipëri.AEK-u i ka bërë thirrje shtëpisë së futbollit evropian, UEFA, ta ndëshkojë “rëndë dhe menjëherë” Dinamo Zagrebin, duke shprehur zhgënjimin se ndeshja e parë e rrethit kualifikues do të zhvillohet në Zagreb në fund të këtij muaji.Qeveria e Kroacisë dhe Dinamo e kanë dënuar fuqishëm sulmin në Athinë. Por klubi i Zagrebit i ka mbrojtur veprimet e veta, duke ngulur këmbë se ka bashkëpunuar plotësisht me autoritetet.Dinamo i kundërshtoi thirrjet e AEK-ut që ajo të përjashtohet nga garat evropiane.Ndërkohë, në një komunikatë të përbashkët, kryetarët e Athinës dhe Zagrebit, Kostas Bakoyannis and Tomislav Tomasevic, bënë thirrje për qetësim të situatës.“Athina dhe Zagrebi kanë marrëdhënie miqësore, dhe si kryetarë, ne jemi të vendosur për fuqizimin e tyre. Kjo dhunë e pakuptimtë nuk ka vend në stadiumet, qytetet dhe shoqëritë tona”, thanë ata/ rel

Gjithashtu lexoni:

Inter shumë pranë transferimit të sulmuesit premtues të Serie A

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Botërorin e Budapestit

Milani ‘troket’ në derën e Barcelonës – po diskutohet shkëmbimi i yjeve në verë

Joo Felix jashtë planeve të Chelseat – Benfica i hap derën rikthimit, por pengesë mbeten financat

Pas Alexander-Arnold, Real Madridi po synon një tjetër yll të Liverpoolit si lojtar të lirë

Bekim Morina 09/08/2023 09/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Presidentja Osmani ia vazhdon mandatin teknik misionit të EULEX-it në Kosovë
22:56 -16/06/2025
ShBA-ja dërgon aeroplanë në Evropë dhe aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme
22:33 -16/06/2025
Tableti më i fuqishëm i lojërave Android ka një emër të ri dhe një datë lansimi
22:20 -16/06/2025
Lideri iranian në shënjestër? Netanyahu thotë se vrasja e tij do t’i jepte fund konfliktit
21:58 -16/06/2025
Lushtaku i reagon Klan Kosovës: Lajmi i publikuar është dezinformues dhe tendencioz
21:42 -16/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?