Pas refuzimit të përgjigjeve parlamentare në seancën e Kuvendit të Kosovës nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për shkak të mos votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në konferencë, ka deklaruar se problemi sot në Kosovë është arroganca e kryeministrit të qeverisë së Kosovës.
“Problemi sot ne Kosovë është arroganca e kryeministrit, mungesa e numrit të votave të qeverisë, jo mungesa e votave të opozitës” tha Gashi shefi i grupit parlamentar të LDK-së, meqenëse, shtoi ai, qeveria nuk u përgjigjet pyetjeve nga opozita për shkak se, sikundër ka deklaruar kryeministri Kurti, opozita nuk i voton marrëveshjet ndërkombëtare. “Kjo është qeveri e arrogancës”, deklaroi Gashi.
Ai bëri të ditur qëndrimin e LDK-së se nuk do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare.

