Pas deklaratave të deputetit Haki Abazi që sipas tij, ekzistojnë video që tregojnë se “kush i zhduki mostrat e rastit Dehari”, avokati Tomë Gashi paraqiti kërkesë në Prokurorinë Speciale të Kosovës për marrjen në pyetje të tij në cilësinë e dëshmitarit.
Kështu bëri të ditur vet Gashi, i cili tha se Haki Abazi e ka borgj ndaj Astrit Deharit dhe e ka obligim ligjor që të dëshmoj dhe t’i dorëzoj të gjitha provat që ai pretendon se i ka në Prokurori e që kanë të bëjnë me rastin e zhdukjes së mostrave biologjike dhe të gjakut të Astrit Deharit, të cilat janë zhdukur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë e që për zhdukjen e tyre është bërë e ditur para 2 muajve.
“Deputeti Abazi ka thënë se ka bërë një hulumtim dhe se sipas tij ekzistojnë video-incizime me të cilat ”dihet qartë se kush ka hy tek frigoriferi” në Institutin e Mjeksisë Ligjore.
“Askush nuk mund te intervistohet para se te intervistohet z.Haki Abazi”, tha Gashi.



