KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gara: Vetëm presioni ndërkombëtar mund të kontribuojë në zgjidhjen e rasteve të të zhdukurve
Lajme

Gara: Vetëm presioni ndërkombëtar mund të kontribuojë në zgjidhjen e rasteve të të zhdukurve

KosovaNewss
KosovaNewss 18:24 -29/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kushtrim Gara nga Komisioni qeveritar për të pagjeturit ka thënë se vetëm presioni ndërkombëtar mbi Serbinë mund të kontribuojë në zgjidhjen e rasteve të personave të zhdukur nga lufta e Kosovës.

Në emisionin “60 Minuta” në KTV, Gara ka përsëritur se Serbia në vazhdimësi me lojëra politike e zvarrit procesin e kërkimit për të zhdukurit. Ai ka thënë se vetëm për shkak të presionit ndërkombëtar, Serbia ka lejuar gërmimet në lokacionet e varrezave masive.

“Është më se e nevojshme të vazhdohet me presionin. Pashmangshëm është thirrje e të gjitha institucioneve, e shoqërisë, e familjeve… Jo vetëm presion, por edhe veprim i bashkësisë ndërkombëtare duke vënë në dispozicion pamjet satelitore, mbi bazën e të cilave u lokalizua lokacioni i saktë duke shkurtuar atë kohën e lojës politike të Serbisë”, ka thënë ai fillimisht teksa ka përsëritur se pavarësisht nisjes apo hapave të parë, Serbia vazhdon të zvarrisë procesin.

Sipas tij, duke u nisur nga përvoja e deritashme “vetëm presioni i bashkësisë ndërkombëtare mund të bëjë lëvizje tek institucionet e Serbisë dhe mund të kontribuojë direkt në zgjidhjen e rasteve të personave të zhdukur”.

Ai ka thënë se ndërkombëtarët mund të kontribuojnë edhe me sigurimin e informacioneve për lokacione, por edhe me garancitë për data se kur mund të nisë gërmimi apo të vazhdojë. Gara ka thënë se Kosova ka bërë në vazhdimësi kërkesë që të rikthehen gërmimet, por se sipas tij, pavarësisht zotimeve nga pala e Serbisë ende nuk ka datë konkrete se kur mund të lejohet një gjë e tillë.

Ai ka paralajmëruar takim në shtator me palën serbe.

Madje Gara tek ka treguar për një takim në qershor, ka thënë se pavarësisht zotimeve për nisje të gërmimeve në një lokacion në Kozhle, kjo s’ka ndodhur gjatë gjithë verës.

“Jo që nuk ka pasur vazhdim të gërmimeve, por për më shumë se një muaj e gjysmë ka qenë zonë e përfshirë nga zjarri. Gjatë tërë kohës kemi pasur insistim se nëse ky rast mund të dëmtojë varrin masiv. Mënyra se si është menaxhuar ka qenë shumë shqetësuese. Kemi ngritur shqetësim përmes Kryqit të Kuq. Pala serbe ka thënë se zjarri nuk ka përfshi lokacionin në varrin masiv. Kjo tingëllon paradoksale. Nëse vazhdimisht kemi pasur përgjigje se nuk po saktësohet varri masiv në Kozhle, për një moment kemi përgjigje se nuk është përfshirë nga zjarri. Tingëllon paradoks, por me rëndësi të jetë pjesë e agjendës”, ka thënë ai.

“Turpi i këtij shekulli”, është emri që ai ia ka vënë politizimit të procesit nga ana e Serbisë.

Gara ka thënë se kërkesë imediate e Kosovës mbetet qasja në arkivat e Serbisë.

Gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, janë vrarë rreth 13 mijë persona, janë zhvendosur mbi 800 mijë, ndërsa janë zhdukur me forcë rreth 6 mijë, 1 mijë e 584 prej të cilëve janë ende të pagjetur.

Më 2 maj të 2023-tës, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e nënshkruan, në kuadër të dialogut të Brukselit, Deklaratën për të Pagjeturit dhe e bënë zotimin ta lejojnë qasjen në të gjitha dokumentet në posedim të tyre. Por arkivat e Ushtrisë dhe të Policisë së Serbisë deri më tani kanë mbetur të paqasshme për autoritetet në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani

Kosova, drejt heqjes së tarifave roaming me BE-në

KEDS-i gjobitet me 65 mijë euro për njehsorët e skaduar

​Policia apel qytetarëve: Krimet e luftës raportoni në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës

Qeveria miraton dhënien me qira të një pjese të pronës publike në Reçak për shfrytëzimin e gurit gëlqeror

KosovaNewss 29/08/2025 29/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?