KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Gallup”: Kosova, në mesin e tri vendeve në botë që e do më së shumti Amerikën
Lajme

“Gallup”: Kosova, në mesin e tri vendeve në botë që e do më së shumti Amerikën

Kosova News
Kosova News 20:39 -22/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova, Polonia dhe Izraeli renditen në mesin e tifozëve më të mëdhenj të Amerikës, kanë treguar të dhënat e përpiluara nga “Gallup”.

Të dhënat vijnë nga një seri sondazhesh të kryera nga kompania e specializuar në anketa në më shumë se 130 vende, duke krahasuar vlerësimet e miratimit të lidershipit në ShBA, Kinë, Gjermani dhe Rusi. Kjo anketë vjen mes tensioneve të rritura midis ShBA-së dhe Kinës, si dhe luftës në Lindjen e Mesme dhe Ukrainës.

“Gallup” llogariti miratimin neto të lidershipit duke përdorur diferencën midis përqindjes që miraton dhe përqindjes që nuk e miraton udhëheqjen e një vendi për të kapur ndjenjën e përgjithshme që një popullatë ka për performancën e punës së një lideri global.

Përqindja më e madhe neto e miratimit të Shteteve të Bashkuara ishte në Kosovë. Qytetarët e kombit të Evropës Juglindore e shohin ShBA-në me +78, ka raportuar “Newsweek”.

Ambasadori i Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli tha për “Newsweek” se “Përgjatë administratave të njëpasnjëshme, Shtetet e Bashkuara kanë mbajtur mbështetjen e palëkundur për ne, duke njohur aspiratat tona për zhvillim dhe integrim në komunitetin euroatlantik si një vend i lirë dhe i pavarur”.

“Por, më e rëndësishmja, përtej lidhjeve diplomatike, marrëdhënia mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara është po aq e thellë. Kjo marrëdhënie lulëzon mbi një besim të përbashkët në vlerat demokratike. Populli i Kosovës i shikon Shtetet e Bashkuara si një fener të lirisë dhe demokracisë, duke nxitur një dashuri për Amerikën dhe popullin e saj që kapërcen brezat”.

Jeffrey Hovenier, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, tha për “Newsweek”se  “Shtetet e Bashkuara janë krenare që kanë mbështetur popullin e Kosovës në avancimin e shtetit të tyre sovran, multietnik dhe demokratik”.

“Çfarë ka arritur populli kosovar në 25 vitet pas spastrimit brutal etnik të regjimi i Millosheviqit dhe në 16 vitet që nga pavarësia e plotë, nuk është asgjë më pak e jashtëzakonshme”, ka deklaruar Hovenier.

Izraeli dhe Polonia ishin të dytët dhe të tretët për si tifozët më të mëdhenj të ShBA-së, me një rezultat përkatësisht +66 dhe +59.

Nga ana tjetër, Rusia dhe Irani ishin vendet me miratimin më të ulët të ShBA-së, përkatësisht me -82 dhe -73.

Të dhënat e “Gallup” duket se tregojnë se ShBA-ja ka një avantazh veçanërisht të fortë në miratim kur një demokrat ulet në Shtëpinë e Bardhë.

Në vitin 2016, viti i fundit i Presidentit Barack Obama në detyrë, një kombinim prej 50 për qind e e vendeve të analizuara ishin të rreshtuara me ShBA-në deri në një farë mase (të kategorizuara nga “Gallup” si fort, dobët ose thjesht të rreshtuar).

Deri në vitin 2017, kur Presidenti Donald Trump ishte ulur në Zyrën Ovale, vetëm 14 për qind e vendeve e konsideruan veten të rreshtuar me ShBA-në pas rezultateve zgjedhore të një viti më parë.

Ky numër u rikthye pasi presidenti aktual Joe Biden mori detyrën dhe që nga viti 2023 miratimi pothuajse është kthyer në nivelet e vitit 2016, me 48 për qind të vendeve të rreshtuara pozitivisht.

Gjithashtu lexoni:

Përplasje në Kuvendin Komunal të Prishtinës për krizën me mbeturinat

Profesori amerikan: Trump nuk do të përpiqet ta rrëzojë Gjykatën Speciale

Mbi 300 raste të pickimit nga rriqrat në Malishevë

Handikos kërkon shpërndarjen e pajisjeve për të paralizuarit të cilat u paguan 6 mln euro

Rinisin takimet për dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel

Kosova News 22/05/2024 22/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 11°
80%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Osmani takon përfaqësues shtetërorë në Forumin Ndërkombëtar
23:00 -02/06/2025
Tare synon të transferojë Luka Modricin në Milan
22:56 -02/06/2025
Gërvalla takon homologun nga Tanzania
22:25 -02/06/2025
“Tifozat Kuq e Zi” nuk do të jenë në stadium në ndeshjen ndaj Serbisë
21:41 -02/06/2025
Kurti takon ambasadoren kanadeze, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit
21:21 -02/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?