KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Galatasaray befason të gjithë, ofertë zyrtare për Leroy Sanen
Sport

Galatasaray befason të gjithë, ofertë zyrtare për Leroy Sanen

Kosova News
Kosova News 11:59 -25/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

E ardhmja e Leroy Sane te Bayern Munich është në pikëpyetje pas refuzimit të tij për të rinovuar kontratën me klubin bavarez. 28-vjeçari ka vendosur të mos e pranojë ofertën aktuale të klubit për zgjatjen e bashkëpunimit.

Sipas ‘Bild’, pas këtij zhvillimi, disa klube të mëdha kanë filluar të lëvizin për ta afruar anësorin gjerman. Galatasaray ka dorëzuar një ofertë zyrtare me shkrim prej 10 milionë eurosh në vit, duke shpresuar ta bindë lojtarin me një projekt ambicioz.

Oferta e klubit turk mbetet më e ulët krahasuar me propozimin e Bayernit, i cili ofroi 10 milionë euro plus 5 milionë në bonuse. Megjithatë, refuzimi i Sane lidhet më shumë me çështje përfaqësimi sesa me aspektin financiar.

Pas ndërrimit të agjentit dhe bashkëpunimit me Pini Zahavi, kërkesat e reja për kontratë nuk u mirëpritën nga Bayern, duke krijuar një ftohje në marrëdhënie. Situata u ndërlikua më tej kur u anulua marrëveshja fillestare për një kontratë trevjeçare.

Interesimi për Sanen nuk mungon. Përveç Galatasarayt, në garë janë edhe disa klube nga Arabia Saudite, Liga Premier dhe Napoli, kampioni i ri i Serie A, që kërkon përforcime në krahët e sulmit.

Këtë sezon Sane ka kontribuar me 13 gola dhe 6 asistime në 44 paraqitje, duke konfirmuar vlerën e tij në fushë, edhe pse forma e tij ka qenë e paqëndrueshme në disa faza. 

Gjithashtu lexoni:

Malisheva përfundon në vendin e tretë dhe do të paraqitet në kualifikimet e Ligës së Konferencës

Antonio Conte do të largohet nga Napoli

Fabregas i vendosur të qëndrojë tek Como, spanjolli refuzon gjigantin italian

Zbulohen detajet e kontratës tre vjeçare, De Bruyne do t’i bashkohet Napolit

Liverpooli avancon në bisedimet për transferimin e Kerkez

Kosova News 25/05/2025 25/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
9°C
Pristina
light rain
9° _ 8°
91%
1 km/h
Sun
14 °C
Mon
18 °C
Tue
18 °C
Wed
19 °C
Thu
17 °C

Lajmet e Fundit

Malisheva përfundon në vendin e tretë dhe do të paraqitet në kualifikimet e Ligës së Konferencës
18:56 -25/05/2025
Antonio Conte do të largohet nga Napoli
18:28 -25/05/2025
Qytetarët ankohen për mungesë të autobusëve urbanë në Prishtinë
18:24 -25/05/2025
Sindikata e kompanisë “Pastrimi”: Greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e plotë të kërkesave
17:43 -25/05/2025
Një djalë 4-vjeçar vdes nga uria në Gaza për shkak të bllokadës izraelite
17:19 -25/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?