KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » G7 mblidhet urgjentisht për rritjen e çmimeve të naftës pas përshkallëzimit të luftës SHBA–Izrael me Iranin
Ekonomi

G7 mblidhet urgjentisht për rritjen e çmimeve të naftës pas përshkallëzimit të luftës SHBA–Izrael me Iranin

Kosova News
Kosova News 12:07 -09/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Vendet e G7 do të zhvillojnë këtë të hënë, një mbledhje urgjente për të diskutuar rritjen e fortë të çmimeve të naftës, pasi çmimi i naftës bruto kaloi mbi 100 dollarë për fuçi dhe tregjet e aksioneve ranë në sfondin e përshkallëzimit të konfliktit mes SHBA-së dhe Izraelit me Iranin.

Ministrat e financave të vendeve kryesore të industrializuara, përfshirë kancelaren e Thesarit të Mbretërisë së Bashkuar, Rachel Reeves, do të diskutojnë ndikimin ekonomik që po sjell konflikti.

Çmimet globale të naftës arritën gati në 120 dollarë për fuçi të hënën, për shkak të frikës për një ndërprerje të zgjatur të furnizimeve me energji përmes ngushticës strategjike të Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin detar të naftës. Ndërkohë, indeksi britanik i aksioneve FTSE 100 e hapi ditën me rënie prej 1.7%.

Sipas gazetës Financial Times, në mbledhjen e G7 do të diskutohet mundësia e një lirimi të përbashkët të rezervave të naftës, në koordinim me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë. Një ndërprerje e madhe e furnizimeve nga rajoni rrezikon të rrisë çmimet për konsumatorët dhe bizneset në mbarë botën.

Rreth një e pesta e furnizimit global me naftë transportohet zakonisht përmes Ngushticës së Hormuzit. Megjithatë, trafiku në këtë kalim të ngushtë është pothuajse ndalur që nga fillimi i luftës, më shumë se një javë më parë.

Të dielën, Irani emëroi Mojtaba Khamenei si pasardhës të babait të tij, Ali Khamenei, në postin e Udhëheqësit Suprem, duke sinjalizuar se edhe pas më shumë se një jave konflikti, linja e ashpër vazhdon të mbajë kontrollin në vend.

Gjatë fundjavës, SHBA dhe Izraeli ndërmorën valë të reja sulmesh ajrore në disa zona të Iranit, duke goditur objektiva të shumta, përfshirë depo nafte.

Ndërkohë, Irani goditi infrastrukturën energjetike në shtetet fqinje të Gjirit. Gjatë natës, Arabia Saudite njoftoi se kishte interceptuar dhe shkatërruar dy valë dronësh që po drejtoheshin drejt një fushe të madhe nafte.

Në tregjet aziatike të së hënës në mëngjes, çmimi i naftës Brent u rrit me më shumë se 25%, duke arritur në një moment në 119.50 dollarë për fuçi, përpara se të binte në rreth 109 dollarë.

Edhe nafta amerikane West Texas Intermediate (WTI) pësoi luhatje të ngjashme dhe tregtohej rreth 104 dollarë për fuçi. Tregjet e aksioneve në rajonin Azi-Paqësor pësuan rënie të forta. Indeksi japonez Nikkei 225 ra fillimisht me më shumë se 7%, përpara se ta mbyllte ditën me një rënie prej 5.2%.

Në Korenë e Jugut, indeksi Kospi, i cili është goditur veçanërisht rëndë që nga fillimi i konfliktit, ra me më shumë se 8%, duke aktivizuar një ndalim të përkohshëm 20-minutësh të tregtimit. Ky mekanizëm, i njohur si “circuit breaker”, përdoret për të frenuar shitjet e nxituara nga paniku në treg. Në fund të ditës, Kospi e mbylli me rënie prej 6%.

Adnan Mazarei nga Peterson Institute for International Economics tha se rritja e çmimeve të naftës ishte e pritshme, duke pasur parasysh ndërprerjen e prodhimit në disa vende të Gjirit dhe sinjalet për një konflikt të zgjatur në rajon.

“Njerëzit po e kuptojnë se kjo nuk do të përfundojë shpejt”, tha ai, duke shtuar se premtimet dhe objektivat e shpallura nga SHBA po bëhen “gjithnjë e më pak realiste”.

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili gjatë fushatës premtoi uljen e kostos së jetesës, ka hedhur poshtë vazhdimisht shqetësimet për rritjen e çmimeve të naftës.

Të dielën, në platformën e tij Truth Social ai shkroi: “Çmimet afatshkurtra të naftës, të cilat do të bien shpejt sapo të eliminohet kërcënimi bërthamor i Iranit, janë një çmim shumë i vogël për sigurinë dhe paqen e SHBA-së dhe botës. Vetëm budallenjtë do të mendonin ndryshe!”

Sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, deklaroi për mediat amerikane të dielën se ishte Izraeli, dhe jo SHBA, që po godiste infrastrukturën energjetike të Iranit, mes shqetësimeve për rritjen e çmimeve të karburantit në tregun e brendshëm. Të dhënat nga organizata e automobilistëve AAA tregojnë se çmimi mesatar i benzinës së zakonshme në SHBA u rrit me 11% javën e kaluar, duke arritur në 3.32 dollarë për gallon.

Gjithashtu lexoni:

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

KRU “Prishtina” njofton mbi gjendjen e nivelit të ujit në Batllavë e Badoc

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Kosova News 09/03/2026 09/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore
15:46 -08/07/2026
Arrestohet në kufi kosovari që ishte në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika
15:27 -08/07/2026
Agon Bytyqit i vazhdohet mandati si zv/drejtor i AKI-së
15:12 -08/07/2026
Dëmtimi i kompleksit memorial në Podujevë, reagon ashpër ministri Hoti
14:48 -08/07/2026
Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona
14:12 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?