Spitali i Gjakovës i ka dhënë një kompanie tenderin në vlerë prej 43 mijë e 150 eurosh, për t’u furnizuar me material shpenzues për laparaskop.
Kontrata midis Spitalit të Gjakovës dhe kompanisë “Solution D Medical” është njoftuar të nënshkruhet sot dhe do të zgjasë për një vit.
Kontrata përfshin blerjen e instrumenteve kirurgjike.
Pavarësisht se u pranuan dy tenderë për këtë shërbim, përzgjedhja është bërë në bazë të çmimit më të ulët të ofertuar.
Procedura për ofrim ka qenë e hapur dhe kontrata qëndron e plotë, pa u ndarë në pjesë.
