Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të bashkëpunojë me UN Women Kosovo për integrimin e grave dhe fuqizimin e tyre në vendimmarrje në qeverisje lokale. Njofton KosovaNews.
Në njoftim komuna ka bërë të ditur se ky Memorandum i Mirëkuptimit zotohet për prioritizim të aspektit gjinor përmes disa aktiviteteve siç janë:
a) Integrim gjinor në programet vendore, zbatim dhe monitorim i tyre, nëpërmjet aplikimit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor si mjet;
b) Fuqizim i kapaciteteve të administratës komunale dhe përmbushja e zotimeve sipas Ligjit për Barazi Gjinore;
c) Avancim i proceseve të planifikimit dhe programit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në nivel vendor;
d) Përpilim i Draft Planit Komunal të Veprimit Gjinor – të mësuarit nga praktikat më të mira në rajon;
e) Përmirësim i mbledhjes së të dhënave të ndara sipas gjinisë, raportimi dhe avancimi i statusit të grave dhe burrave në nivel lokal;
f) Sigurim i pjesëmarrjes së qytetarëve dhe mekanizmave të konsultimit në nivel lokal duke marrë parasysh në mënyrë të barabartë nevojat e grave dhe burrave;
g) Shkëmbim i përvojave në nivel kombëtar dhe rajonal dhe mësim nga praktikat e mira të vendeve të tjera në prezantimin e Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor.



